Nesër para seancës parlamentare, Lulzim Basha ka thirrur grupin parlamentar.

Takimi do të mbahet në orën 09:15 dhe do të zhvillohet në selinë e PD.

Demokratët do të dalin nesër në një protest të paralajmëruar që më parë në kuadër të kërkimit të dorëheqjes së kryeparlamentarit Ilir Meta.

Kërkesa e PD për largimin e Metës vjen pas akuzave të Tom Doshit se Meta ka urdhëruar vrasjen e tij kundrejt 500 mijë eurove.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)