Basha mbledh kryesinë e PD 
hidhen bazat për “Kuvendin paralel”

Basha mbledh kryesinë e PD <br />hidhen bazat për “Kuvendin paralel”
TIRANE - Kreu demokrat Lulzim Basha mblodhi këtë të Hënë kryesinë e Partisë Demokratike, në kuadër të punimeve të të ashtuquajturit “kuvend paralel” të opozitës, jashtë sallës së parlamentit. Gjatë kësaj mbledhjeje u morën vendime kyçe për vazhdimësinë e rolit opozitar në vend të Partisë Demokratike. 

Në rradhë të parë, në vazhdimësi me vendimin e hershëm të PD per të mos hyrë në Parlament, u vendos ngritja e tetë komisioneve brenda kësaj partie. Në përberje këto komisione do të kenë anëtarë të njëjtët deputetë të grupit parlamentar opozitar në Kuvend dhe do të ndahen në të njëjtën mënyrë që janë ndarë dhe në Komisionet Parlamentare. Me këtë vendim, Partia Demokratike hedh hapin e parë drejt krijimit të “kuvendit paralel”, gjë që është paralajmëruar dhe më parë.

Gjithashru Partia Demokratike ka ristrukturuar dhe shtabet elektorale duke miratuar ngritjen e strukturave për mbledhjen e firmave për referendumet lokale. Këto struktura nuk do të merren vetëm me mbledhjen e firmave për referendume, por edhe për të zhvilluar takime elektorale për strukturat e PD-së me banorët e zonave përkatëse.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën