Basha mbledh Kryesinë e PD-së
'Ekipi i ri do do të zbresë në terren'

Basha mbledh Kryesinë e PD-së<br />'Ekipi i ri do do të zbresë në terren'
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para drejtuesëve të rinj të kësaj partie pas një një periudhe të gjatë zgjedhjesh. Sipas kreut demokrat, ekipi i ri drejtuesëve do të çojë këtë parti drejt qeverisë. Ai theksoi se ndryshimi në këtë parti ka nisur dhe se ky ekip është zgjedhur me votën e lirë.

Për Bashën zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe shefave të departamenteve ka konsoliduar Partinë Demokratike dhe porosi e tij ishte vazhdimi i kontakteve me qytetarët nga veriu në jug të vendit. 
 
 
“Ndryshimi ka nisur dhe do të vazhdojë pa pushim. Dua t’iu uroj suksese të zgjedhurve të rinj. Dy fjalë kyçe që shprehin më mirë përbërjen e këtij ekipi janë përfaqësim dhe harmonizim.  Kemi ruajtur si kriter vlerat politike. Përfaqësimin dhe harmonizimin i vulosi vota e lirë. Me këtë kryesi të gjithë demokratët janë më të fortë në sfidat e opozitarizmit  dhe të fitores”, deklaroi Basha.
 
Kreu i demokratëve pasi  vlerësoi procesin zgjedhor si transparent, bëri një panoramë të zymtë të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Basha tha se qytetarët i kanë kthyer sytë nga opozita.
 
“Mbledhja e parë zhvillohet në një kohë të rëndë për vendin. Mazhoranca po e vështirëson jetën. Siç u dëshmua dhe në protestën e 22 nëntorit shqiptarët kërkojnë shpresën, e ndaj po na besojnë ne. Situata po shkon keq e më keq e qeveria bën sehir. Kryeministri bën xhonglerin në media. Premtoi ulje të energjisë sot ka vetëm rritje. Sot shqiptarët duhet të paguajnë 160 milion euro më shumë. Xhongleri thotë se taksa e re e karburantit do t’i ulë çmimet, por duhet t’iu thotë shqiptarëve se pse nuk është ulur çmimi i hidrokarbureve. Ne do të jemi vetëm zëri, por do të ofrojmë asistencë ligjore dhe për të denoncuar çdo padrejtësi që u bëhet atyre. Në Partinë Demokratike kanë mbërritur me dhjetëra denoncime për heqjen e mësueseve nga puna. Sot nuk ka shqiptarë që nuk e ka mësuar se çfarë qametesh ka mbjellë kjo mazhorancë”, deklaroi Basha.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë