TIRANË-Ndryshe nga seanca e kaluar, në atë të ditës së nesërme Basha ka vendosur të qëndrojë në Kuvend dhe të shfrytëzojnë kohën e përcaktuar për të debat. Ky vendim u mor sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Burime bëjnë me dije po ashtu se Basha ka kërkuar që të votohet kundër programit të qeverisë Rama 3 dhe kabinetit.
Në mbledhje kanë munguar Tritan shehu dhe Flamur Noka, të cilët kanë dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe kundër Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-liderit demokrat.
Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë para se të mbahet seanca e radhës parlamentare ku pritet të prezantohet programi i qeverisë Rama 3 si dhe të votohet përbërja e kabinetit qeveritar, që ishin edhe fokusi i kësaj mbledhje. Në 2 seancat e kaluara ku u votua për kryeparlamentaren dhe strukturat e reja të Kuvendit, opozita nuk është treguar bashkëpunuese, ku kanë grisur fletën e votimit si edhe kanë bojkotuar seancën.
Kjo mbledhje u zhvillua në një kohë kur Sali Berisha të enjten do të nisë turin për të takuar anëtarësinë e PD për ta shtrirë në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë, por nuk dihet se çfarë diskutoi Basha me deputetët në lidhje me këtë çështje.
edhe ne kete rradhe do provokohet nje zenke qe te braktiset kuvendi dhe ne na ngele bugjeti pa diskutim nga oposita
Përgjigju