Pas përjashtimit, Berisha nis aksionin kundër Bashës, mbledh nesër demokratët e Tiranës në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës! FRPD kërkon zyrtarisht referendum

TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur të gjitha lëvizjet e tij për të bërë referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. Berisha ka nisur aksionin kundër 'birit të tij politik' Bashës, për t'i rikthyer sipas tij sovranitetin partisë.

Berisha nuk ka humbur kohë dhe që nga nesër do të zbresë në terren dhe do të nisë takimet me anëtarët e PD-së në Tiranë, ku do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin individual të Lulzim Bashës dhe më pas do të shkojë në Shkodër. Takimi është lënë në një prej hoteleve më luksoze në Kryeqytet, në Rogner. 

Gjithashtu 'sulmi' ndaj Bashës ka nisur sot edhe nga 30 anëtarët e Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët i kanë depozituar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishes nga grupi parlamentar. Me anë të një peticioni, ato e konsiderojnë si të paprecedentë situatën e krijuar nga vendimi personal i kryetarit të PD-së për përjashtimin e Berishës. Sipas tyre anëtarsia duhet të vendosë pasi është shkelur statuti dhe vlerat e PD-së.

'Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t'i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD' - thuhet në peticion.

Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e partisë së djathtë në vend të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Lulzim Bashës. Madje disa deputetë dolën hapur kundër vendimit të Bashës dhe mbështetën Sali Berishën, me argumentin se po mohohej historia e suksesit të kësaj partie.

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti. 

Kerkesa e kryesise se FRPD

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Djali i Sokol Olldashit mes të rinjve demokratë që kërkojnë referendum për përjashtimin e Sali Berishës

Mes të rinjve demokratë që kanë firmosur për referendumin është edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi. Ky i fundit u fut në FRPD nga vetë Lulzim Basha i cili e solli në parti si për të treguar imazhin “paqeje politike”, pasi akuzohej se i mori partinë babait të tij të ndjerë Sokol Olldashi.

Mes të tjerave, Glauku është parë krah Lulzim Bashës në të gjitha protestat që ka bërë opozita, megjithatë ajo që u vu re është se përjashtimi i Berishës e ka distancuar atë nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

Përmes një peticioni, kryesia e FRPD ka kërkuar referendum për të vendosur nëse Berisha duhet përjashtuar apo jo. Të rinjtë thanë se vendimi personal i Bashës është anti-statutor dhe rrezikon përçarjen e partisë.

Ora 16:11
Aksioni i Berishës pas dëbimit, ironizon Mero Baze: Demokratët e 'bazës' janë aq të pasur sa 'bazë' kanë një nga hotelet më të shtrenjtë në Tiranë

Berisha nis nesër aksionin kundër Bashës, ironizon Mero Baze: Demokratët e 'bazës' janë aq të pasur sa 'bazë' kanë një nga hotelet më të shtrenjtë në Tiranë

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha do të nisë ditën e nesërme aksionin kundër Bashës, ndërsa gazetari Mero Baze ka ironizuar jo pak me faktin se vendi që është përcaktuar për takimin e tij me anëtarët e PD në Tiranë, është një ndër hotelet më të shtrenjtë në kryeqytet, hotel “Rogner”.

Me një postim në Facebook, Baze thotë se ata që i qajnë hallin demokratëve të bazës se janë të papunë, 'duhet t'i mbajnë lotët'.

 “Këta që u qajnë hallin demokratëve të bazës se janë të papunë duhet ti mbajnë lotët. Demokratët e “bazës” janë aq të pasur sa “bazë” kanë Rognerin një nga hotelet më të shtrenjtë në Tiranë”, shkruan Baze.

Ora 12:40
Përjashtimi nga PD, nesër Berisha nis turin e takimit me demokratët në mbarë vendin

Duke filluar që nga nesër, Sali Berisha do të nisë ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”, për të bërë referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. Takimi do të nisë në Tiranë e më pas, siç njofton Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët në mbarë vendin.

'Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”. Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!'-njofton Berisha.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/09/2021 23:10

    Z.Baze,hotelin e paguan Sala,me qe eshte dhe organizatori,sa per veprimin e njeanshem e ne dukje me shkelje te Bashes,i jap plotesisht te drejte.Baza dhe disa nga kryesoret,kishin per te reabilituar dhe Hitlerin,po te kishte qene ish-kryetar,sepse aq tru kane,aq verberisht besojne e duan,jo me ish- anetarin e PPSH,shokun Sali qe doli papritur ne krye te partise te studenteve,partise te Pashkos,Meksit,Hajdarit,etj,tamam sic <<doli>> ne krye Enveri te PKSH.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim