
Në orën 15:00 sot Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar kur paralajmëron përjashtime nga radhët e mbështetësve të Berishës. Mbledhja është konsideruar nul dhe e paligjshme nga 'Komisioni i Rithemelimit', një institucion i krijuar nga Sali Berisha dje në Kuvendin e tij Kombëtar.
"Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar! Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të Kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për të përmbushur vakuumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së re!
Për sa me lart ju njoftojmë se mbledhja e Këshilli Kombëtar e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme. Ju bëjmë thirrje te bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë!
Ju ftojmë gjithashtu te mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer te Lulzim Bashës. Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve", thuhet në mesazhin e Komisionit të Rithemelimit, i ngritur nga Berisha në Kuvendin e tij", thuhet në mesazhin e mbështetësve të Berishës.
Lajmi kryesor:
Basha hakmerret, shkarkon nga pozicionet drejtuese grupin 'berishian'! Këshilli Kombëtar voton për largimin e Palokës, 5 anëtarëve të Kryesisë e 4 sekretarëve! Berisha nuk preket
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë, sot mbaroi 'Odisea'
14 Mars, 19:58
-
Pse nuk e takoi Komisionerja e BE-së Berishën? I padëshiruar edhe nga Europa?
14 Mars, 19:16
-
Ervis Iljazaj: Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike
14 Mars, 19:14
-
Drejtësia/ Demalia në Report Tv: Me standarde të dyfishta, Berisha ka shkelur çdo ligj, të ishte në burg! Ols Dado dyshime se ka lidhje me Greqinë
14 Mars, 19:05
-
Belind Këlliçi vërteton korrektësinë e sondazhit të Piepolit që nxjerr Partinë Socialiste fituese më 11 maj
14 Mars, 19:00
-
Kaosi në PD/ Lapardhaja: Berisha në fillim i gënjeu demokratët, tani po i tall pas Primareve! Humbi dhe bastionet që fitoi Basha, në lista futi besnikët
14 Mars, 18:33
-
Ndocaj për Report Tv: Berisha është arkivoli që po i përgatitet PD-së! Antikombëtar që duhet të jetë në burg, pasuroi familjen e dhëndrin! SPAK të hapë dosjen e Olldashit
14 Mars, 18:18
-
Rama ironizon sërish Berishën me bufat e kënetës: Tuneli madhështor i fitoreve imagjinare
14 Mars, 18:12
-
Kaosi në PD/ Xhaferraj për Report Tv: Berisha u rikthye për ta përdorur partinë për interesa personale, zgjodhi besnikët në lista! Na vuri dhe kundër SPAK-ut
14 Mars, 17:28
-
Ermal Mulosmani: Më mirë rri në opozitë, sesa votoj listën e PD
14 Mars, 16:26
-
Frrok Çupi: Mëshirë për Lulin!
14 Mars, 15:45