Antarësimi në BE mbetet një nga pikat më kryesore të programit të Partisë Demokratike. Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video për antarësim e Shqipërisë në BE. Sipas Bashës, Europa është një mbështetje e madhe për Shqipërinë dhe mund të përmirësojë jetën e shqiptarëve. Kryedemokrati shpreh ambicien për tu antarësuar në BE.
“U bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne e kemi gati vendin në familjen europiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anatrësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza, tani është koha të ecim të sigurt drejt qëllimit tonë të përbashkët, antarësimit në Europë. Unë e di si arrihet kjo. Bashkë mund ta bëjmë këtë realitet. Bashkohuni me mua”, thotë Basha.
Në video shfaqet edhe aktori Neritan Liçaj bashkë me të rinj që mbajnë yje në duar ku përkufizojnë atë se çfarë është Europa
"Europa është mbështetje e fuqishme për artin dhe kulturën. Europa është fonde për zhvillimin e bujqëisë dhe biznesit. Europa është lëvzje e lirë e njerëzve, tregti e lirë dhe investime të huaja. Europa është demokraci dhe institucione të pavarura. Europa është ekonomi që rrit mirëqenien dhe hap vende pune. Europa është mundësi të reja për arsim cilësor", thanë ata.