Në konferencën për shtyp të dhënë sot, kreu i PD-së është pyetur edhe në lidhje me faktin që në raportin e OSBE-ODHIR përmendet dhe struktura e ngritur nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës duke u cilësuar si një strukturë potencialisht e paligjshme. Basha i doli në mbrojtje këtyre strukturave duke thënë se mbrojtja e votës është detyrë qytetare.
"Siç ju thash sot vëmendja e shqiptarëve me të vërtetë në gjykimin tim duhet të mbetet tek ky certifikim i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë dhe votën e fshehtë, i kapjes së shtetit me pasojat e rënda për demokracinë dhe shqiptarët. Detyrat tona janë të qarta, detyra e drejtësisë është e qartë dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë që ajo ta përmbushë këtë detyrë. Në fund të fundit kjo është një nga arsyet kryesore se përse Partia Demokratike mbështeti me unanimitet 5 vjet e pak ditë më përpara ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Me 185 padi të depozituara ne presim jo thjeshtë hetime me ritëm të lartë duke filluar nga koka dhe jo nga bishti. Po presim atë që është standard normal në vendet të qytetëruara dhe transparence për këto hetime, jo thjeshtë o para denoncuesve Partisë Demokratike por edhe para qytetarëve që janë të dëmtuarit e mëdhenj dhe humbësit më të mëdhenj nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ndërkohë sa i përket mjeteve dhe mënyra ve ju garantoj se Partia Demokratike asnjë herë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe o para demokracisë dhe nuk do të stepet as sot kur nevoja për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në vend është më e madhe dhe më e rëndë se kurrë", ka deklaruar
Lajmi kryesor:
Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! Mbron grupet e armatosura për mbrojtjen e votave: Është detyrë qytetare
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35