Basha mbyll zgjedhjet e PD Tiranë
emrat, në proces të përshpejtua

Basha mbyll zgjedhjet e PD Tiranë<br />emrat, në proces të përshpejtua
TIRANE- Partia Demokratike pritet të mbyllë të hënën procesin zgjedhor në të gjithë degët. Kryetari I demokratëve ka marrë pjesë në të gjitha konferencat e degëve, ku dhe ka monitoruar procesin e votimit. Ndërkohë që është vënë re kandidimi i emrave të cilët nuk kanë qenë më parë në postet drejtuese të selisë blu. Gjithsesi në qëndrimet e dhëna në takimin me delegatët Basha është shprehur ndaj koalicionit PS-LSI. Ndërkohë që dhe debate mbi ligjet e votuara në parlament janë bërë pjesë e fjalimeve në këto konferenca, duke realizuar kështu një debat thuajse në distancë mes mazhorancës dhe opozitës.

Por se dhe vetë zgjedhjet brenda demokratëve nuk u kanë shpëtuar replikave. Kështu përfshirja në garë e ish-aleatëve të vegjël, apo dhe nxitimi I daljes së kandidatëve ende pa u zgjedhur delegatët janë parë me skepticizëm nga palët. Nga zgjedhjet e degëve të Partisë Demokratike, nr 8, 9 dhe 4 në Kryeqytet Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si promovuese të krimit, që sipas liderit së të djathtës u faktua më së miri me marrëveshjen me CEZ. “Siç po bëhet përditë e më e qartë për shqiptarët nga dyshja Rama–Meta, nuk kanë tjetër parim apo vlerë në themel të ekzistencës së tyre politike, përveç promovimit të krimit, ardhjes së krimit në krye të administratës, futjes së krimit në Parlament, vjedhjes ditën për diell të 3 miliardë dollarëve, pasuri të shqiptarëve, me marrëveshjen famëkeqe të CEZ-it” – u shpreh kreu i PD.

Kryetari Basha kërkoi nga të zgjedhurit e PD-së që të reflektojnë në vlerësimin e kontributit dhe meritës dhe nga ana tjetër, në kundërvënien e vlerave të së djathtës me antivlerat e promovuara nga maxhoranca
“Në këtë parti, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e vendosjes me votë u sanksionua që në ditët e saj të para. Unë jam i vendosur dhe po e faktoj dita – ditës bashkë me ju, se këtë parti do ta bëjmë më të madhe, më të fuqishme, më të dashur dhe më të besueshme, duke e konsoliduar edhe më shumë lirinë e vendimmarrjes nga sovrani në PD që është dhe do të jetë këtej e tutje, anëtari dhe anëtarja e PD”, - deklaroi z. Basha.
 Sipas Bashës anëtari dhe anëtarja si dhe vota e tyre e lirë duhet të jenë themeli i vendimmarjes në Partinë Demokratike.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni