Basha: Me 19 qershor refuzoni
ligjet dhe mos paguani taksat

Basha: Me 19 qershor refuzoni<br />ligjet dhe mos paguani taksat
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga çadra e opozitës u bëri thirrje qytetarëve që me 19 qershor të mos paguajnë asnjë taksë e të mos u binden ligjeve.

"Në 19 qershor asnjë qytetar nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do t'i bindet asnjë ligji të Republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional, bazuar në parimet themeluese të SHBA që do të jenë Kushtetuta dhe ligjet e vetme për qytetarët e Republikës së re", tha Basha.
 
“Listat e turpit shkelën Kodin Zgjedhor, por ai ishte pazari i fundit i Republikës së vjetër”, është shprehur kreu i demokratëve duke shtuar se listat e kandidatëve të Ramës, Metës dhe Idrizit u regjistruan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 24 orë vonesë.

Por sipas Bashës 7 maji është dita kur Shqipëria e bashkuar do t’i japë grushtin vdekjeprurës Republikës së vjetër.
  
“E gjithë Shqipëria e bashkuar në Kavajë për t’i dhënë grushtin vdekjeprurës Republikës së vjetër. Me aktin e djeshëm me shkeljen e Kodit Zgjedhor Republika e vjetër firmosi aktin e vdekjes", tha Basha.

Kryetari demokrat akuzoi gjithashtu se një kryetari partie opozitare iu ofruan 500 mijë euro për t'iu bashkuar maxhorancës. 

"500 mijë euro iu afruan një kryetari partie për t'u shkëputur nga opozita dhe ky vendim popullor dhe për t'iu bashkuar komplotit të politikës së vjetër.

Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve potencialë të partive aleate. Ata thanë jo. Askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Edi Ramës, Ilir Metës me shokë
”, tha Basha.

Basha sulmon Topin e Blushin: Gëlltitën çorbën e prishur, FRD u kthye në OSHEE
Kryetari i PD, Lulzim Basha, sulmoi nga çadra edhe kryetarin e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi si dhe kreun e LIBRA-s, Ben Blushin.
 
“Ben Blushër, Bamir Topër kanë gëlltitur çorbën e prishur. FRD është kthyer në OSHEE. Ky institucion dhënë firmat për tu regjistruar si parti mbrëmë.
 
Ben Blushi është fasada e një pseudo opozite, makijazh për surratin e pamakiazhueshëm të republikës së vjetër.
 
Kjo është hera e parë dhe e fundit që unë merrem me ta. Këshilla ime është që ju ti varrosni në harresën dhe indiferencën totale të një shoqërie
”, theksoi Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën