TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku diskutuan për një sërë çështjesh të rëndësishme.
Gjatë takimit, Basha dhe Ahmeti diskutuan për thellimin e bashkëpunimin mes Tiranës e Prishtinës. Basha dhe kreu i komunës së Prishtinës kanë theksuar domosdoshmërinë e hartimit të një platforme e cila të ketë në fokus lehtësimin e procedurave dhe nxitjen e bashkëpunimit mes biznesit të vogël dhe të mesëm në Tiranë e Prishtinë.
Kryebashkiaku i Tiranës, theksoi se zhvillimi ekonomik është prioritet i Bashkisë që ai drejton.
“Zhvillimi ekonomik dhe punësimi është prioritet i Bashkisë së Tiranës, dhe në këtë kuadër është e angazhuar të ndërmarrë masat dhe hapat e nevojshëm që do t’i shërbejnë këtij objektivi. Bllokimi i investimeve, kryesisht atyre strategjike, ka penguar hapjen e mijëra vendeve të reja pune.” theksoi Basha
Kryebashkiaku Basha dhe kryetari i komunës së Prishtinës Ahmeti shprehën shqetësimin se situata politike në Shqipëri dhe Kosovë ka ndikuar negativisht në cilësinë e jetës së banorëve dhe ofrimin e shërbimeve ndaj tyre.
Po ashtu Basha dhe Ahmeti ranë dakord të ngrenë një grup të përbashkët pune, për të nxitur bashkëpunimin e biznesit mes dy kryeqyteteve. Një tjetër projekt i diskutuar mes Bashës dhe Ahmetit është dhe ai për bashkëpunimin mes kryeqyteteve të rajonit, për krijimin e procedurave të njëjta, në mënyrë që përmes teknologjisë së informacionit, qytetarët të kenë akses në shërbimet që ofrohen dhe përmirësim të cilësisë së tyre.

Kuvendi mbarëkombëtar i të zgjedhurve vendorë ka qenë një tjetër çështje e diskutuar në takimin mes Basha dhe kreut të komunës së Prishtinës, Ahmeti.
Të dyja palët vlerësuan se ky kuvend është një mundësi e mirë për të zgjedhurit vendorë, për të mësuar më shumë nga përvojat e njëri - tjetrit, për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta apo të përveçme me të cilat ballafaqohen qytetet dhe qytetarët si dhe për të çuar përpara aspiratën e qytetarëve tanë, për identitet evropian dhe për bashkim në Bashkimin Europian.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com