TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Hellmut Hoffmann. Ky i fundit ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Pasi i ka uruar mirësardhjen, Basha i ka shprehur ambasadorit gjerman, “mirënjohjen më të thellë të tij dhe Partisë Demokratike, për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën bujare që Republika Federale e Gjermanisë dhe qeveria gjermane, i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë, si në projektet dypalëshe ashtu edhe për sa i përket proçesit të integrimint në Bashkimin Europian”.
Nga ana e tij, ambasadori gjerman Hoffman, shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë dhe frytdhënës në vijimësi, “në interesin më të mirë të Shqipërisë, të marrëdhënieve dypalëshe të saj me Republikën Federale Gjermane dhe integrimin në Bashkimin Europian”..
“Dëshira jonë është që marrëdhëniet e bashkëpunimit të shkërlqyer me Republikën Federale Gjermane, të vijojnë duke theksuar se opozita shqiptare do të japë kontributin e saj në këtë drejtim edhe nëpërmjet lidhjeve të ngushta me Partinë simotër, Kristian Demokrate dhe kancelaren Merkel e qeverinë e saj, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhjet e fundit në Gjermani”, tha Basha.
Ambasadori gjerman e ka siguruar kreu e opozitës, Lulzim Basha se, “Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në përpjeken e saj në të gjitha hapat e mëtejshëm të proçesit të integrimit në Bashkimin Europian”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com