TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson, me të cilin ndau shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend dhe depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të qeverisjes.
Në fjalën e tij gjatë takimit, Basha shprehu shqetësimin e sipas tij të kthimit të vendit në një terren të favorshëm për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke përmendur rastet e fundit të instalimit të impiantit të kokainës, apo përfshirjen e efektivit të FA në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.
Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se dekriminalizimi është një proces jetik për vendin, e për të ardhmen europiane, pasi cdo ditë siç u shpreh ai po konstatohen raste të emërimit të personave me precedentë të rëndë penalë deri në postet me të larta të qeverisjes.
Po ashtu Basha i shprehu Drejtorit të Zgjerimit shqetësimin lidhur me aktet e njëanshme të mazhorancës që synojnë kapjen e drejtësisë dhe jo reformimin e saj.
“Korsia që po ndjek mazhoranca, pa konsensus, pa ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë, pa përfshirjen e aktorëve të drejtësisë, është e rrezikshme, dhe e kundërta e modelit europian për të cilin ka nevojë vendi.” tha në fjalën e tij Basha

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson ndodhet për një vizitë në Tiranë ku në kuadër të saj ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit mes të cilëve Presidenti Bujar Nishanin dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjosha e Ahmetaj me Danielsson: Duhet gjithëpërfshirje për reformat!