Basha nga Lushnja sulmon kritikët: Bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës për të na përçarë prej 4 vitesh, vazhdon edhe sot (VIDEO)

Nga Lushnja, ku zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët e këtij qyteti në kuadër të garës për kryetar të PD-së, Lulzim Basha sulmoi kritikët e tij duke i konsideruar bukëshkalë dhe si shërbyes të qëllimeve të Ramës për ta përccarë PD-në, qëllim që vijon të jetë prezent sipas Bashës që prej 4 vitesh e në vijim.

"Katër vite me radhë, katër faktorë që  e hiqnin veten sikur kishin dalë nga PD-ja megjithëse unë ua kam thënë ju e ua kam thënë shqiptarëve nga mediat se nuk ka parti  që ka dalë nga PD-ja,  ka krijesa që ka sponsorizuar Edi Rama disa prej tyre bukëshkalë që kanë shkelur mbi sakrificat e lushnjarëve dhe banorëve të Divjakës për interesat e tyre personale dhe me 25 prill e morën përgjigjen, në Divjakë, Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë dhe shkuan aty ku e kishin vendin. 

Nuk ia doli dot as të na  zvogëlojë, as të na përçajë. Manovrat e përçarjes, pykat e përçarjes iu thyen ndërsa ne jo vetëm nuk u zvogëluam por u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj dhe pa diskutim jemi sot spiranca e vetme e shpresës së shqiptarëve për ndryshim siç kemi qenë tash 30 vjet për dy arsye kryesore: për vlerat që bashke ndajmë dhe prej bashkimit që kemi ditur ta kthejmë në një armë të fuqishme në kohën e agresionit ndaj nesh", tha Basha.

Ai i bëri thirrje demokratëve që të të bien në atë që ai e quajti grackë apo "lojë tinëzare dhe cinike të atyre që e konsiderojnë demode, të vjetruar qëndrimin tonë ndaj kriminalizimit të politikës, asaj që në fakt është instrumenti i vetëm i kundërshtarit prej 8 vitesh.  Sikundër duhet të refuzojmë me përçmim përmbysjen e vlerave që tregojnë me dashje apo pa dashje ata që vjedhin zgjedhjeve e quajnë sukses dhe hajdutin njeri të suksesshëm.  

Lulzim Basha e konsideroi Kryeministrin Rama si personin që 'vodhi shpresën e shqiptarëve', duke garantuar që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.

Për Bashën ndonëse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur përkohësisht projektin e ndryshimit dhe aspiratën kombëtare për ndryshim, nga 'kjo masakër e projektuar për ta prerë përgjysmë, në fakt kemi dalë më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë'.

"Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje por vetëm sakrifica. Dhe disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë. Fakti që ka dëshmuar shqiptarëve se përmes këtyre sakrificave dhe betejave ne nuk jemi njerëzit e privilegjeve për veten tonë, por jemi njerëzit që i primë betejave për fatin e tyre dhe familjeve të tyre", tha Basha.

Duke përfunduar kryetari aktual i PD tha se demokratët kanë një dhe këtë detyrë nuk mund ta shmangin, atë të mbrojtjes së demokracisë. 

Në qoftë se është diçka e qartë gjatë këtyre 30 viteve për demokratët dhe për kundërshtarët tanë, është që ne nuk jemi dorëzuar kurrë edhe në kohë të vështira kur sfidat dukeshin të pakapërcyeshme dhe fati ynë i pasigurt. Nuk jemi dorëzuar sepse kemi besuar në vlera dhe sepse kemi vazhduar rrugën të bashkuar", tha ndër të tjera në takimine  zhvilluar me PD-në e Lushnjës Lulzim Basha.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 01/06/2021 18:44

    Luli ate vend ti e vodhe dhe po sta lane ty jane bukeshkale. Ke logjike trapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja