Basha me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve: Është monopolizuar tregu i barnave, janë larguar nga tregu kompani të njohura

Kreu demokrat Lulzim Basha, ditën e sotme ka takuar drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Toma dhe Dëfrim Goma, ku kanë diskutuar për situatën në tregun e barnave. Përmes një reagimi në "facebook", Basha akuzon qeverinë për trajtim shpërfillës ndaj profesionit të farmacistit.

Basha shkruan se është monopolizuar tregu i barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, dhe se kjo ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Sipas tij janë larguar kompani të njohura, dhe se në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë.

"Në takimin me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me shqetësim situatën në tregun e barnave dhe trajtimin shpërfillës të qeverisë aktuale ndaj profesionit të farmacistit.

Gjatë takimit u ngritën problematika të rëndësishme me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm, pasi aktualisht tregu farmaceutik nuk ka në qendër pacientin por klientelizmin.

Monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë.

Ndamë shqetësimin për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceutik, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributorit. Në këtë mënyrë, në qendër do të jenë interesat e biznesit dhe jo qytetarët, pasi farmacisti nuk do të ketë asnjë fuqi të refuzojë barnat jo cilësore dhe që shkojnë në dëm të pacientëve. Në një situatë ku mbizotëron korrupsioni i përhapur kudo, qytetari mbetet viktimë e interesave të biznesit të distributorit, çka do të thotë që barna të lira dhe me origjinë të dyshimtë shiten me çmime të larta dhe pa efekt në trajtimin e sëmundjeve", shkruan Basha.

Më tej Basha theksoi se për të, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. "Garantova përfaqësuesit e “Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë”, se për mua dhe Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë. Qeveria do të ndihmojë shtesat në nevojë dhe pensionistët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributor, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Urdhri i Farmacistëve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceutik, në bazë të eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara", shton ai.

Report Tv më herët bëri një vëzhgim në 12 farmaci kryesore të kryeqytetit, ku asnjë prej tyre nuk e ka ende në vitrinë vaksinën antigripale. Pas denoncimit denoncimit të urdhrit të farmacistëve për tentativën e monopolizimit të tregut për shpërndarjen në farmaci preferenciale të vaksinës për gripin sezonal, Autoriteti i Konkurrencës vuri në hetim depon farmaceutike "Megapharma".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gani Tani: 11/10/2020 19:16

    Luli përsëri goditi shkëmbin! kompani të njohura (lokale) janë në qendër të Tiranës. Ky nuk është një treg për kompanitë ndërkombëtare për një gamë të gjatë arsyesh. Mbi këto, ekziston një deklaratë klasike nga politikanët: "mos hyni në këtë treg!". Kjo është e njëjtë edhe për prodhimet e nafta. Shell dhe Lukoil janë në lagje duke përfshirë Kosovën por jo në Shqipëri. Ne madje kemi falsifikuar emrin e Lukoil si "Llukoil" para syve të njerëzve administrativë që marrin rrogë nga shteti! kush mund të guxojë të vijë në një treg të tillë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim