Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Të sjellim 'zgjimin' ekonomik kombëtar! Filozofia ime politike, zotimet e dhëna, zotime të mbajtura

Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Të sjellim 'zgjimin' ekonomik kombëtar! Filozofia ime politike, zotimet e dhëna, zotime të mbajtura

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Elbasanit ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me familje të vjetra të këtij qyteti. Basha tha se Normalja e Elbasanit, do të jetë dhe metafora e ndryshimit më 25 prill për të kthyer normalitetin këtij qyteti duke filluar që nga normalizimi i politikës në tërësi. AI tha se filozofia e tij politike është që zotimet që jep t'i mbajë.

“Dua të ndalem te një tjetër metaforë e Normales, se s’ka të bëjë vetëm me shkollën dhe rëndësinë e shkollës për arsimin shqiptar, po ka të bëjë me normalitetin si tipar i elbasanlliut dhe zonjave të Elbasanit. Normalitetin, si tipar i civilizimit, i qytetarisë. Normalitetin, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të ç’normalizuar, në një Shqipëri, ku politika e premtimeve të pambajtura ka çuar drejt një gjuhe dhe drejt një sjellje që do të ishte e papranueshme në çdo familje normale shqiptare. Normaliteti në ekonomi, normaliteti në shoqëri, normaliteti në arsim, në shëndetësi, normaliteti si normë e europiane, e qytetares, është thelbi i ndryshimit që ne kërkojmë dhe do të bëjmë realitet nisur nga vota e shqiptarëve në 25 Prill. Por kjo nis vetëm duke normalizuar politikën. Kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite, sepse këto 8 vite s’ka mbajtur asnjë premtim dhe fushata është momente kur ai që ka qeverisur duhet të japë llogari për premtimet, ai që kërkon të qeverisë duhet të zbulojë vizionin, programin dhe mënyrën se si do ti bëjë ato zotime, ato angazhime realitet. Se ai do ta kthejë këtë në betejë midis meje dhe tij. Në fakt koha e tij ka mbaruar. kjo nuk është betejë midis meje dhe tij. Koha e tij ka mbaruar dhe kjo nuk është betejë për ne të dy, nuk është betejë as për kandidatët tanë për deputetë. Kjo është betejë për familjet shqiptare, kjo është betejë për interes kombëtare, kjo është betejë për ekonominë për mirëqenien, për të ndalur emigracionin, për të ringjallur ekonominë në çdo aspekt të saj. Kjo është betejë për të mundësuar që çdo i ri dhe e re e Elbasanit të ketë arsimin e duhur dhe punësimin dinjitoz", tha Basha

Kryedemokrati foli për 'zgjimin' ekonomik kombëtar që do të vijë përmes investimeve të huaja, pagave dinjitoze për qytetarët  dhe rinisjen e rrugës që qe nisur me heqjen e vizave, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Ndaj duke mos harruar zotimin e parë që është zgjim ekonomik kombëtar, zgjim ekonomik për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë vende pune, investime me paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër, investimet për të bërë të mundur ringjallje n e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe zgjimi ekonomik kombëtar e Elbasani e i Shqipërisë ecin paralel me rinisjen e asaj rruge që e kemi nisur bashkë më heqjen e vizave rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian", tha ai.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet