Ashtu si në çdo takim tjetër, edhe në këtë të sotmit në Elbasan, kreu i PD Lulzim Basha nuk harron asnjëherë të mbledh e grumbullojë njerëzit në shkelje të plotë të rregullave antiCOVID. Me makina, të grumbulluar, pas maska, pa distancë dhe me flamujt të PD në duar, me dhjetëra militantë janë mbledhur në hyrje të tunelit të Krrabës për të pritur Luzlim Bashën, i cili i hipur mbi makinë mbajti edhe një fjalë për to duke u premtuar ndryshimin pas 25 prillit, por për këtë kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve.
Basha u shpreh se ashtu sikur mbajti premtimin për ndërtimin e tunelit do të mbajë fjalën edhe për programin që po shpalos përpara qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.
“E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj për këtë vepër të jashtëzakonshme (tunelin) që shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë. Kam ardhur të jap mesazhin sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë. Në 25 prill duke votuar PD-në dhe nr. 9 ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 është fjalë e mbajtur” tha Basha.
Lajmi kryesor: