Basha: Do financoj mbi 20 mijë artistë, kjo qeveri i ka denigruar me shembjen e teatrit! Rama një kopjac i keq që nuk kupton zgjidhjen

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra intelektuale në Shkodër nga ku premtoi se kur të vijë në pushtet do të ofrojë mbështetje për kulturën. Gjatë fjalës së tij, Basha se zotimi i tij i parë lidhet me financimin e mbi 20 mijë artistëve. Mes të tjerash kreu i PD tha se synim është që të mbahen të rinjtë shqiptarë në vend dhe jo që të vijnë punëtor nga Bangladeshi.

"Pika e parë te kultura ka të bëjë me financimin e mbi 20 mijë artistëve shqiptarë. Kjo qeveri i ka denigruar dhe simbol i denigrimit është prishja e teatrit. Gjej rastin që të përsëris zotimin tonë, që me atë orar të zgjatur deri në orën 16:00, ky orar do të na japë mundësinë që artistëve dhe mësuesve t’u besohet misioni i përcjelljes së gjuhëve të huaja, apo mësime ve shtesë, në ambientet e përshtatura", shtoi Basha.

Pasi dëgjoi gratë, Basha tha se përballja në 25 prill nuk është midis dy individëve, por sipas tij mes të keqes që i ka ndodhur vendit për 8 vite dhe ndryshimit për një Shqipëri europiane. Basha gjithashtu shpjegoi programin e Partisë Demokratike për çdo sektor të ekonomisë dhe mënyrën e politikave që do të ndjek qeveria e drejtuar prej tij. 

" Pas 25 prillit, nëse Shqipëria nuk do të ndryshojë, është e garantuar që fëmijët e nënave shqiptare do të vuajnë më shumë. Do ta kenë po kaq dhe më të vështirë të sigurojnë një vend pune, apo të sigurojnë arsimin e nevojshëm. Do të jetë më se e sigurt zbrazja e vendit dhe përgjigjja e vetme që dëgjuam nga njeriu që ka patur tetë vite përgjegjësinë për të zgjidhur këto probleme është: do sjellim punëtorë nga Bangladeshi. Ky është ndryshimi! Programi ynë, ekipi ynë, vizioni ynë është ta çojmë Shqipërinë në Europë, jo të sjellim Bangladeshin në Shqipëri , apo standardet, apo punëtorët nga Bangladeshi në Shqipëri, por mbajmë rininë shkodrane, rininë shqiptare në Shqipëri.

Mua më vjen turp, që në 2021-shin, modeli që përfaqëson dhe proklamon ai që edhe për disa javë është kreu i ekzekutivit, është modeli që pa rinia shkodrane dhe gjithë rinia shqiptare. Ndaj tyre ne kemi detyrime, qeverisja e ardhshme ka detyrime, të cilat do të marrin formën e rritjes së pagave vit pas viti, siç ishim ne që dyfishuam pagat gjatë qeverisjes së kaluar. Por po kështu për ti ndihmuar me qëllim që të jenë përshtatur me kërkesat e një ambienti të ri që pandemia nxori në pah, nevojës për shembull për t’u përshtatur me platformat digjitale, apo për t’u rikualifikuar në aspekte të ndryshme që kanë nevojë për të përditësuar arsimin e fëmijëve qoftë edhe në sistemin parashkollor ose po në sistemin universitar. Pra nuk bëhet fjalë për një përmbysje, por bëhet fjalë për një korrigjim të dështimeve të këtyre 8 viteve dhe një përmirësim të ndjeshëm të ofrimit të një cilësie të re në arsim i cili është i domosdoshëm për fëmijët dhe e di që është shqetësimi numër një, shqetësimi kryesor i nënave shqiptare", theksoi ai.

Ndarkaq ka akuzuar Ramën se po kopjon planin e tij por sipas Bashës ai nuk ka kuptuar zgjidhjen.

"Një kopjac i keq e kthen kokën aty shikon diçka, e kopjon por nuk e ka kuptuar zgjidhjen dhe s’ka si ta kuptojë se ka pasur 8 vite dhe ka bërë të kundërtën. Ky ishte që futi biznesin e vogël në TVSH, që tani na mburret se po e heq, ky ishte që e ka futur fiskalizimin dhe që do tu kushtojë bizneseve 500 deri në 2 mijë euro. Në fakt nuk do t’ju kushtojë sepse ne do ta anulojmë dhe do t’ja nxjerrim edhe rrënjët asaj afere korruptive, kudo të shtrihen në Shqipëri dhe jashtë  Shqipërie. Dimensioni tjetër që përmendëm janë mijëra familje që nuk kanë bukën e fëmijëve. Disa prej tyre janë akoma në skemën e ndihmës ekonomike meqë folëm për ndryshimin, disa i kanë hequr me të padrejtë.  Ndryshim me këtë njeri tetë vite i ka pasur të gjitha mundësitë dhe shkaktari i këtyre nuk mund të ketë prandaj i vetmi shans për ndryshim është vota për Partinë Demokratike dhe për programin tonë. Nuk po vij me premtime. E di që shpesh herë në fjalor ngatërrohen dhe thonë premtimi yt, jo, asnjëherë. Nuk kam asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. I vetmi zotim që kam para jush është që në qoftë se këtë plan nuk e realizojmë në katër vite të qeverisjes së vendit atëherë unë nuk vij të kërkoj një mandat të dytë", tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë