Kreu i PD-së, Lulzim Basha zgjodhi 20 shkurtin për të prezantuar angazhimet e tij për ish të përndjekurit politikë. Në 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ai u zotua të krijojë instrumentin dhe fondin për të gjetur trupat e njerëzve të pushkatuar nga regjimi. Në prani të përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë, Kreu i PD premtoi që të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara brenda mandatit të parë dhe 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre

"Sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb. Dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot. Duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri. 8 vite, vetëm kthim pas për shkak të Edi Ramës. 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme. 25 prilli, shqiptarët vendosin ndërmjet demokracisë dhe autokracisë. Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara.  Angazhohemi që në ditët e para në qeveri të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi.  Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre", tha Basha.

Selia blu, tha kryedemokrati ka vullnetin për të zbatuar nëpërmjet një procesi transparent me të gjithë faktorët, zotimet e marra për ish të përndjekurit politikë.

Programi me 8 pika i PD për ish të përndjekurit politik

1. Brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.

2. Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar.

3. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë

4. Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre.

5. Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese dhe torturat e kolonive ndëshkimore në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit do ti mundësojmë një pension si të minatorëve për ato vite që kanë punuar aty

6. Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë.

7. Ngritja e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit.

8. Ligji i lustracionit  për pastrimin e figurës për distancim njëherë e mirë nga diktatura 50-vjeçare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Basha: 100 euro shtesë në pensionet e ish të përndjekurve politikë

Kryedemokrati Basha premtoi gjithashtu se për ish të përndjekurit politik do të jepen 100 euro shtesë mbi pensionet e tyre.

"Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre", tha Basha.

Ora 15:58
Basha: Do krijomë fond për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar, bursa studimi dhe kredi të buta për pasardhësit e ish të përndjekurve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka premtuar krijimin e një fondi që dop të shërbejë për gjetjen e  trupave të njerëzve të pushkatuar nga komunizmi si dhe do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për çiftet që janë pasardhës të ish të përndjekurve politik.

" Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë", tha Basha.

Ora 15:49
Basha: Ligj për lustracionin si kërkesë falje për 30 vite! Asnjë xhelat i djeshëm s'mund të jetë një shenjtor i sotëm

Basha tha se asnjë xhelat i djeshëm s'mund të jetë një shenjtor i sotëm dhe se ligji i lustracionit do të shërbejë si ndarje njëherë e mirë nga diktatura dhe një falje për 30 vitet e munguar për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.

"Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjeçare, por edhe një apologji për 30 vite të munguara. Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit apo u dergjën burgjeve apo kulakëve të diktaturës të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm... Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt destinacionit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik", tha Basha

Ora 15:44
Basha: Ngremë Muzeun e Viktimave të Komunizmit

Gjatë prezantimit të programit për ish të përndjekuri politik, Basha premtoi ngritjen e Muzeut për Viktimat e Komunizmit. Basha tha se kjo do të shërbejë për brezin e ardhshëm që të mos rritet në errësirë për çfarë ka qenë e shkuara.

"Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Rrëfimet dhe ditarët e burgjeve dhe të burgosurve politikë ... do të kenë një fond të veçantë por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë për edukimin e të rinjve. Fëmijët tanë, nipërit tanë nuk mund të rriten më me errësirën për çfarë ka qenë e shkuara aq më pak me helmin e propagandës së sotme. Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi I të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur... Prandaj angazhohem për ngritjen e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit... Angazhohemi në ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të vendit të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike edhe sakrificave të përndjekurve politikë dhe të rezistencës së tyre gjatë periudhës së errët të diktaturës", tha Basha.