Basha: Me paratë e qeveritarëve
kompensim ndërtimeve të prishura

Basha: Me paratë e qeveritarëve<br />kompensim ndërtimeve të prishura
LUSHNJE - Çdo ndërtim i prishur nga kjo qeveri do të kompensohet duke i sekuestruar pasurinë e paligjshme qeveritarëve që janë sot në pushtet. Kështu u ka premtuar Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha qytetarëve gjatë një takimi të organizuar me strukturat e partisë në qytetin e Lushnjes.
 
“Garantojmë se çdo ndërtim i prishur do të kompensohet duke i sekuestruar pasurinë e paligjshme qeveritarëve,”- tha Basha.
 
Në këtë takim Basha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta për situatën e rëndë të vendit duke thënë se qeveria është përgjegjëse për sigurinë e Shqipërisë.
Sipas tij qeveria aktuale ka lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe mbi të gjitha ajo bashkëjeton me krimin. Një lum akuzash Basha i ka hedhur edhe për të punësuarit e administratës duke thënë se ata janë të paaftë dhe për këtë arsye qytetarët po detyrohen të shkojnë drejt vetëvrasjes. Në këtë fokus Basha ka përmendur rastin e Novoselës dhe atë të Qamil Zelës në Lushnje.
 
Basha gjithashtu ka thënë se opozita mban mbi shpatulla detyra jo të lehta por duhet të jetë me qytetarët sa më pranë tyre për t’u dhënë shpresë dhe forcë.

“Jam i sigurtë se të gjithë demokratët e presim me padurim këtë sfidë për të rrëzuar me votë këtë keqqeverisje dhe për të rrëzuar këtë kupolë të krimit të organizuar,”- ka thënë Basha.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur