Basha:Me Ramën asgjë s'ka rilindur 
shqiptarët po rikthejnë sytë nga PD

Basha:Me Ramën asgjë s'ka rilindur <br />shqiptarët po rikthejnë sytë nga PD
SHIJAK - Një vit pas zgjedhjeve të 23 qershorit, kreu i PD Lulzim Basha, duke folur nga zgjedhjet e PD në Shijak, ka sjellë në vëmendje bilancin e qeverisë duke theksuar se mazhoranca sot numëron vetëm dështime dhe zhgënjime. Sipas Bashës premtimet elektorale janë harruar dhe vendi është zhytur në varfëri dhe papunësi, ndërsa narkotrafikantët dhe personat me precedent penal janë veshur me pushtet.
 
“Sot fiks një vit pas zgjedhjeve të 23 qershorit, shqiptarët po e shohin që asgjë nuk ka lindur, dhe nuk ka rilindur në këtë vend. Përkeqësim në ekonomi, mijëra vende punë të mbyllura, sipërmarrja në kufijtë e mbijetesës dhe të falimentimit, investimet e brendshme në nivelet më të ulta ndonjëherë në Shqipëri, investime me fondet e huaja afër zeros. Statistikat e INSTAT-it flasin për një rritje dëshpëruese të papunësisë gjatë muajve të fundit. Bota e krimit, e spekulimit, e mashtrimit ka gjetur një strehë të ngrohtë, një strofkull të rehatshme brenda kësaj qeverisje”, tha Basha.
 
Sipas tij, përballë këtij realiteti dëshpërues nga kjo mazhorance, qytetarët kanë kthyer sytë nga PD. Basha theksoi se numri i lartë i anëtarësimeve të reja, veçanërisht të të rinjve e dëshmon besimin që qytetarët kanë te PD.
 
“Vijnë dhe bashkohen me ne sepse kanë besim tek Partia Demokratike, vijnë dhe bashkohen me ne sepse nuk shohin alternativë tjetër vlerash përveç Partisë Demokratike, dhe këtë besim, nuk e ka vetëm rinia që ka vërshuar drejt PD-së. Kjo është shenjë e jashtëzakonshme e kuotimit të PD-së në bursën e besimit popullor, dhe sot ju them se në bursën e besimit popullor, plot një vit nga zgjedhjet e 23 qershorit, ne kuotohemi si një parti në moral dhe në vlera fituese përballë kundërshtarit tonë”, tha Basha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji