Basha: Me riorganzimin e PD, të rinjve do t'u besohet një rol i veçantë

Basha: Me riorganzimin e PD, të rinjve do t'u besohet një rol i veçantë

Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me qytetarë dhe u takua me të rinjtë në qytetin e Vlorës.

Ai ceku si problem emigrimin e të rinjve, që sipas tij arsyet lidhen "me faktin se disa politikanë e kanë kthyer pushtetin si pronë të tyre, duke mos u dhënë mundësi".

"Në riaorganizimin e PD, të rinjëve do tu besohet nje rol i veçantë, duke u besuar atyre poste drejtuese në çdo nivel drejtimi", - deklaroi Basha.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar dhe për tu mundësuar të rinjëve të ndertojnë jetën e tyre këtu. Me energjinë, punën dhe angazhimin e të rinjëve, Shqipëria do të bëhet. Detyra jonë është tua japim besimin, që të rinjtë të vendosin për të ardhmen e tyre. PD është një parti që lindi nga të rinjtë dhe do të bëhet një parti ku mishërohen ëndrrat dhe shpresat e të rinjëve”, tha kryetari i PD gjatë bisedës me të rinjtë vlonjate.

Basha ka diskutuar me qytetarët e Vlorës e të rinjtë edhe për "ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe propozimin për vetingun e politikanëve".

“Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik.  Me listat e hapura, ne do tu japim mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore, krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.

Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohëshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend”, - theksoi zoti Basha.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja