'Ligjet' miratojnë paketën Anti-Shpifje me disa ndryshime! 'Media' ul gjobën ndaj portaleve (VIDEO)

Sot Komisioni i Ligjeve ka aprovuar paketën antishpifje me disa ndryshime në krahasim me propozimin e Qeverisë. Paketa ka shkaktuar reagime nga ana e opozitës dhe nga disa përfaqësues të medias. Por cilat janë ndryshimet që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve për t'i kaluar Kuvendit që kanë ngjallur shumë debat? Në këtë paketë përfshihen portalet, televizionet e radiot dhe jo e media e shkruar.  Më ligjin e ri të paketës anti-shpifje që kaloi sot te Komisioni i Ligjeve në cdo rast shkelje të medieve, AMA (Këshilli i Ankesave) është 'gjykata' që vendos për korrigjimin e përmbajtjes, gjobat, pezullim ose heqje të përkohshëm të licencës. Por kush bën pjesë dhe si zgjidhet Këshilli i Ankesave? U propozua dhe miratua që te Këshilli i Ankesave të ketë gazetarë me eksperiencë deri në 10 vjet. Anëtarët do të zgjidhen sipas një gare me kritere të mirëpërcaktuara dhe do të ketë juristë dhe gazetarë me mbi 10 vite eksperiencë. 

AMA i vendos sanksionet e parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kundër vendimit subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit. Ankimimi ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave nuk pezullon ekzekutimin e vendimit, por bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative, por vendimi nuk pezullohet, por ekzekutohet nga përmbarimi.

Komisioni i Ligjeve vendosi që mediat online të regjistrohen në QKB, ndërsa pjesa e regjistrimit te AMA t'u lihet vetë në dorë medieve. Për çështjen e gjobave ato do të jenë proporcionale (që do të thotë se gjoba do të jetë e ndryshme për portalet, radiot dhe TV-te). Edhe pse kjo paketë ka pasur kundërshtime të forta qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 19 dhjetorit. Në mbrëmje, Komisioni parlamentar i Mediave, në disa ndryshime të tjera që iu bënë draftit, miratoi uljen e gjobës ndaj portaleve, deri në 4 qind mijë lekë të rinj maksimumi, në zbatim të parimit të proporcionalitetit.

Sqarimi i Komisionit të Ligjeve mbi ndryshimet që u miratuan në pr/ligjin për paketën Anti-Shpifje
1.            Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos:
2.            a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias:
3.            për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji;
4.            për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;
5.            b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;
6.            c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;
1.            d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit.
2.            AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji.
3.            AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes.
4.            Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.
5.            Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP) :
6.            a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim:
7.            pornografi me fëmijë;
8.            inkurajimin e akteve terroriste;
iii. shkelje të sigurisë kombëtare.
Në rast të mosplotësimit të urdhërit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.
1.            b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.
Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson
shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.
6.            Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë.
7.            Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor.
8.            Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.
9.            Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor


(Kliko këtu për të lexuar paketën anti shpifje)

Opozita tryezë kundër ligjit, Basha: Kur të vijmë në pushtet do ta shfuqizojmë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa fliste në tryezën për lirinë e medias ka kundërshtuar ligjin e propozuar nga qeveria për ndryshimet për mediat audiovizive për sa i përket 'anti-shpifjes' duke thene se situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensive kundër lirisë së shprehjes. Basha ka hedhur akuza ku thotë se shteti nis kryesine e OSBE me një sjellje rrugaçerore dhe kriminale, kundër lirisë së medias. Ndër të tjera Basha është shprehur se nëse projekt ligji miratohet,  kur PD të vijë në pushtet do të pezullohet menjëherë, pasi sipas tij objektivi i PD është t'i japi vendit një kuadër ligjor për t'i mbyllur derën tranzicionit ndaj medias. 

"Presionet e kësaj qeverie, ndaj çdo personi. Kjo është e papranueshme. Për PD dhe për të gjithë është një vijë e kuqe. Kjo është një luftë e shpallur kundër mediave, kundër gazetarisë. Keni kolegët tuaj. Kjo është një degjenerim, për presionin e jashtëzakonshëm që do të shkojë në Kuvend. Të vetëdijshëm edhe për problemet tona. Ashtu siç kemi ndarë bashkë , synimi ynë është t;i japim vendin të gjitha instrumentet për të mbyllur derën e tranzicionit për lirinë e mediave dhe për ta zhvendosur evropaine. Për liritë e standardeve e vetërregullimin. Autonomisë legjislacionit. Së dyti ditën e premte nesë çohet në fund. Opozita nuk do ta njohë dhe sapo të marrë qeverisjen do ta zhbëjë.

Do të marr hapat e nevojshëm brenda dhe jashtë vendit për të pezulluar këtë masë arbitrare. E treta është që këtë partneritet për informimin e qytetarëve duam që ta përkthejmë në një bashkëpunim konkret. Që sot tju jap gazetarëve dhe punonjësve të medias konturet dhe përmbajtjen e legjislativit e rregullator që do të varros mundësit e çdo qeverie për pushtetin e katërt. Si një shtojcë të pushtetit apo si një bezdi që i duhet mbyll goja. nuk ka ironi më të madhe që shteti i përzgjedhur për kryesinë e OSBE e nis me një paralajmërim për një sjellje rrugaçërore, me një nga shtyllat kryesore që kjo organizatë përfaqëson." tha Basha. 


Më pas kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se duhet të largohet nga tryeza pasi e priste një takim tjetër. Kështu Basha ka thënë fjalët e fundit në takim dhe më pas është larguar. "Të gjithë faktorët i bëj thirrje për tu bashkuar, është e gazetarëve por edhe politikës. E mbyll duke thënë se këtu nuk na bashkon dëshira për të mbrojtur fjalën e lirë. Por Interesi publik. Informimi i qytetarëve. Është kriminale dhe duhet të ketë një përballje fronatale. Tani duhet të largohem se kam një takim. " ka shtuar më pas Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:12
Paketa anti-shpifje/ Subjekti mund të ankimojë vendimin, por s'pezullohet ekzekutimi

Në komisionin e Medias që zgjati diskutimet mbrëmë deri në orët e vona, rreth 23:50 u miratua në parim projektligji për paketën anti-shpifje me disa ndryshime. Pika 6 e nenit 29 përsa i përket subjekteve të ndëshkuara riformulohet. Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim në bordin e AMA-s brenda 30 ditëve. Por, ankimi nuk e pezullon ekzekutimin e gjobës.

"Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim në bordin e AMA-s, brenda 30 ditëve nga vendimi i Këshillit të Ankesave. Ankimimi ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave nuk pezullon ekzekutimin e vendimit, por bordi AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo me vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të bordit të AMA-s mund të bëhet ankimi në Gjykatën Administrative" thuhet në pikën 6 të nenit 29.

Ora 23:07
Komisioni i Mediave ul gjobën për portalet, maksimumi 400 mijë lekë

Me propozim të dy relatorëve Milva Ikonomi dhe Musa Ulqini, u miratuan në komisionin e Medias u miratua ndryshimi i gjobës për portalet, duke menduar të shkojë në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra në zbatim të parimit të proporcionalitetit. Sipas tyre, nuk mund te barazohet një televizion kombëtar me një portal.

Por sa ishte masa e gjobës para këtij ndryshimi të miratuar?

Sa i përket gjobave, ato do të varionin nga 100 mijë deri 1 milion lekë në rast shkeljeje, ndërsa kur nuk respektoj vendimin e Këshillit të Ankesave do të jetë në masën 40 mijë deri në 800 mijë. Por me ndryshimet e miratuara në mbledhjen në mbrëmje, gjoba do të variojë deri në 4 qind mijë lekë (të rinj).

Ora 19:16
Paketa Anti-Shpifje/ Hysi sqaron nenin që nga ngjallur më shumë debat nga pronarët e mediave (DEBATE në komision)

Një prej pikave që ka ngjallur më shumë debat nga grupet e interesit për paketën Anti-Shpifje është neni 28, pika 8 ku thuhet se "Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave". Që do të thotë fakti se nëse një portal ankimon vendim, nuk e shmang atë nga shlyerja e detyrimit. Juristja, Vasilika Hysi ka sqaruar se për këtë rast do të zbatohet propocionalitet. Çfarë nënkupton kjo? Hysi sqaroi që për vendosjen e gjobës do të merren parasysh mundësia financiare e portalit, shkelja e bërë, sa herë është bërë përsëritja e shkeljes, që do të përcaktohen nga aktet nën ligjore që do të bëhen.

Megjithatë, diskutimet kanë vijuar dhe disa nga deputetët e mazhorancës kërkojnë përmirësimin e këtij neni. Një prej tyre është Musa Ulqini. Ai ka deklaruar se në këtë nen, Këshillit të Ankesave i jepet pushtet me AMA-s, gjë sipas tij është juridikisht absude sepse KA është institucion në varësi të AMA-së. Për Ulqinin, por edhe për Fidel Yllin, në këtë rast AMA "del jashtë loje".

Ora 18:34
Këshilli i Ankesave të AMA-s jo vetëm me gazetarë, por edhe juristë! Miratohet ndryshimi (VIDEO)

Në mbledhjen e pasdites së Komisionit të mediave u miratua që në përbërje të Këshillit të Ankesave, organ vendimarrës i AMA-së , të ketë edhe juristë, përveç gazetarëve. Në draftin e miratuar më herët ishte parashikuar që të kishte vetëm gazetarë që kishin eksperiencë mbi dhjetë vjet, por pas diskutimeve në Komisionin e Mediave, u miratua që në përbërje të tij të kishte edhe juristë. Këshilli i Ankesave është organ vendimmarrës i AMA-s.

Ora 17:42
'Kush i financon portalet, Rama, Basha, Meta, ekstremistët islamikë?!' Ulqini: Të zbulojmë nga vijnë paratë! 'Anti-shpifja' rregullon edhe AMA-n (VIDEO)

Deputeti socialist Musa Ulqini, relator në Komisionin parlamentar të Medias për paketën ligjore anti-shpifje që rregullon me ligj mediat online, tha se në Shqipëri është nevojë emergjente të rregullohet ky sektor. Ai tha se mendohet të jenë rreth 700 portale të cilat duhet të regjistrohen për të ditur pronarin që fshihet pas tyre, por mbi të gjitha edhe se kush i financon ato. "Ne po mbrojmë transparencën në këtë sektor, nga vijnë këto para, kush i financon këto portale, Edi Rama, Basha, Meta, janë para krimi, të pista, që vijnë nga fondacione ekstremiste islamike? Kush i financon? Ne po kërkojmë të regjistrohen, të bëjnë të qartë kush janë pronarët e tyre", tha ai.

Është e detyrueshme -tha Ulqini -të bëhet regjistrimi i medias, ndërsa raporti me AMA-në do të jetë vetëm një herë në vit, kur portalet duhet të dorëzojnë një raport vjetor me burimin e parave dhe si janë shpenzuar ato. Në rast të ankesave nga burime të ndryshme për portale të ndryshme, ato adresohen në AMA, nëse zgjidhja nuk vjen në këtë fazë, atëherë kalohet tek Këshilli i Ankesave, dhe vetëm në fazën e tretë nëse palët nuk bien dakord, kalohet në proces gjyqësor. "Ne kërkojmë të mbrohet privatësia e qytetarëve shqiptarë, sa vajza të reja janë cënuar nga këto portale dhe ku t'i gjejnë ata ta bëjnë përgënjeshtrimin,dhe ikin pasi kanë përjetuar drama të mëdha. Këtu futet AMA, Këshilli i Ankesave, pa shkuar tek gjyqi. Nëse portali thotë që kam faktet, dhe ligji ja garanton të drejtën të mos tregojë ku i gjeti faktet. Nëse nuk zgjidhet problemi tek AMA, shkon tek Këshilli i Ankesave, pastaj tek gjykata", tha deputeti socialist.

Referuar akuzave se Autoriteti i Mediave Audio-vizive është institucion politikë, Musa Ulqini tha se ky ligj rregullon edhe AMA-ën. "Nuk mund të jesh anëtar i AMA-s nëse ke qenë deputet, nëse je anëtar partie, prefekt, nëse ke pasur probleme me mediat elektronike, ka një mbrojtje të madhe këtu, dhe nuk mund të shkosh si Mark Marku sot të mbash fjalime, duhej të ikin ata. Duhet të vijnë nga gazetaria, akademikë, që nuk kanë lidhje me politikën", u shpreh ai.

Musa Ulqini: Ky ligj ka një vit që diskutohet. I mirëkuptoj kundërshtarët politikë dhe ata që i preken interesat dhe gjuha e tyre është e paprecedentë. E kam fjalën për median, për komunitetin e gazetarëve dhe për qytetarët. Ky projekt ka ardhur nga qeveria në respekt të Kushtetutës, ndryshe nga tradita e deritanishme që janë prodhuar nga ky komision. Për një vit nuk është sjellë në parlament, duke marrë në konsideratë gjithçka çfarë është shprehur hapur publikisht nga gazetarët dhe grupet e interesit. Janë bërë 4 tavolina, janë ftuar njerëz të rëndësishëm të shoqatës së mediave, që ose nuk kanë shkuar, ose nuk kanë qenë produktiv për të thënë si mund të rregullohet. Janë bërë 6 raunde bisedimesh me OSBE. Sot është dita si deputetë të shprehemi, ndërsa më herët kemi kërkuar seanca dëgjimore. Jemi në trendin e shqetësimeve që ka bota. Ne kemi një ligj që nuk e ka askush në Evropë për shtypin e shkruar, në vitin 1997.

Kemi një ligj që e kemi miratuar me konsensus për televizionin e radiot.

Nuk po rregullojmë Facebook-un, po rregullojmë publikimet elektronike. Ky nuk është një ligj kundër FakeNeës, por rregullon një sektor të parregulluar, që janë portalet. Nuk e bën dot ta vë nën kontroll Edi Ramas, as ai as qeveria nuk jemi në këtë trend. Për shkak të mënyrës si funksionon ky sektor, janë prodhuar precedentë për të cilin sot po bëhet gjykim historik në SHBA, në BE po ndryshohen direktivat për këtë çështje. Në Shqipëri mendohet se janë 700 portale, askush nuk e di shifrën e saktë. Jo të vendoset nën kontroll dhe t'u mbyllet goja gazetarëve.

Dolën me qindra shqiptarë në terror në rrugë. Nuk kam parë asnjë përfaqësues të medias, të dalë ta dënojë këtë gjë. Përse qeveria nuk mori masë në këtë rast? Sepse është sektor i parregulluar. Si mund të marrësh masë kur nuk është rregulluar me ligj. Ne nuk po e bëjmë këtë, por e kemi indicie shqetësimin e qytetarëve. Jemi duke mbrojtur vetë pluralizmin. Nëse nuk e dimë kush i financon portalet, është në rrezik të madh, dhe BE po e adreson këtë çështje. Ne po mbrojmë transparencën në këtë sektor, nga vijnë këto para, kush i financon këto portale, Edi Rama, Basha, Meta, janë para krimi, të pista, që vijnë nga fondacione ekstremiste islamike? Kush i financon? Ne po kërkojmë të regjistrohen, të bëjnë të qartë kush janë pronarët e tyre. Ne kërkojmë që AMA çdo vit të paraqesë një raport, nga kanë ardhur paratë, sa janë shpenzuar. Ku është krimi këtu? Duhej ta kishim bërë më shpejt. Po mbrojmë gazetarët, se punojnë në të zezë, se janë të paregjistruar. Ne po kërkojmë që e drejta e autorit. Duhet të ngrihen në protestë, këngëtarë, artistë regjisorë, shkrimtarë! Ne po mbrojmë këtë gjë, të drejtën e autorit. Ne po vendosim një rregull, ne nuk po vendosim diktat. Ne kërkojmë të mbrohet privatësia e qytetarëve shqiptarë, sa vajza të reja janë cënuar nga këto portale dhe ku t'i gjejnë ata ta bëjnë përgënjeshtrimin,dhe ikin pasi kanë përjetuar drama të mëdha. Këtu futet AMA, Këshilli i Ankesave, pa shkuar tek gjyqi. Nëse portali thotë që kam faktet, dhe ligji ja garanton të drejtën të mos tregojë ku i gjeti faktet. Nëse nuk zgjidhet problemi tek AMA, shkon tek Këshilli i Ankesave, pastaj tek gjykata. AMA është politike?! Ky ligj rregullon edhe AMA-ën. Nuk mund të jesh anëtar i AMA-s nëse ke qenë deputet, nëse je anëtar partie, prefekt, nëse ke pasur probleme me mediat elektronike, ka një mbrojtje të madhe këtu, dhe nuk mund të shkosh si Mark Marku sot të mbash fjalime, duhej të ikin ata. Duhet të vijnë nga gazetaria, akademikë, që nuk kanë lidhje me politikën.

Disa gjëra kanë vend për t'u diskutuar, për tu rregulluar. Mendoj se është diçka në kohën e duhur, është një shqetësim i madh në Shqipëri dhe në botë.

Ora 17:17
Paketa e Anti-Shpifjes/ Dhimitri: Bojkot Komisionit dhe Parlamentit! Deputetët të marrin parasysh pasojat e ligjit

Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, Fatjona Dhimitri ka deklaruar se do të bojkotojë Komisionin dhe Parlamentin, pasi sipas saj dy projekt ligjet e paketës Anti- Shpifje do të kenë pasoja të rënda për mediat në Shqipëri, që do të çojnë në censurë.  

"Mendova se do reflektonit,por shumica do qe te kalohet paketa. Kuvendi i Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje, por me arrogancën që e karakterizon kërkon ta votojë në parlament. Jam përpjekur që me anë të seancave dëgjimore të thërras të gjjtha grupet interesit të cilët janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve. Aty ku vetrregullimi kthehet në ligj, jemi në censurë. Për mua është e qartë se këto dy projektligje është një kërcënim i madh, shkelje e Kushtetutës dhe Konventave ndërkombëtare, një marrëzi. Shpall bojkotin e Komisionit dhe Parlamentit, të marrin parasysh deputët pasojat që do ketë ky ligj. I bashkohem protestës së gazetarëve", tha Dhimitri.

Mbledhja ka vijuar nën drejtimin e nënkryetares, Milva Ikonomi.

"Nuk është rasti të bëjmë asnjë koment, qëndrimi është i përsëritur. Ka edhe qëndrime etike që nuk janë të përshtatshme", tha Ikonomi.

Me vijimin e mbledhjes, deputeti Erion Piciri mbajti të njëjtin qëndrim si kryetarja e Komisionit, kur tha se qeveria duhet të tërhiqet nga kjo paketë. Në mënyrë demonstrative pasi shprehu qëndrimin kundër, edhe deputeti Piciri u largua nga mbledhja e Komisionit të Medias.

"Ju i keni numrat, por të paktën na lini vetëm dy minuta të mbaj një qëndrim publik. I kërkoj qeverisë të tërheqë dy projektligjet e paketës anti-shpifje të kapjes së masmedias. I bashkohen thirrjes së organizatave të gazetarëve dhe shoqërisë civile dhe atyre ndërkombëtare që kërkojnë tërheqjen e projektligjeve nga axhenda e parlamentit. Të mos lejojnë sot një grusht shteti institucional të ndarjes balancimit dhe kontrollit të pushtetit, tentativa e kapjes së medias është akti anti-evropian që e hedh Shqipërinë drejt modeleve sovjetike. Nuk duhen lejuar mendjet e sëmura të vënë dorë mbi shtetin demokratik. Një karrierë ka vlerë kur i shërben kombit. U bëj thirrje shqiptarëve të ruajnë lirinë e shtypit, kjo e dallon një komb të prapambetur nga një i civilizuar. Në shenjë kundërshtimi të plotë, largohem edhe unë nga mbledhja, me bindjen se këto nene nuk duhen diskutuar por duhet tërhequr gjithë drafti", tha Piciri.

Ora 15:27
Të premten protestë kundër paketës anti-shpifje, REAGON kryeministri Rama

Më 18 dhjetor në orën 09:30 protestohet kundër paketës anti-shpifje për median, nga vetë gazetarët. Kryeministri Edi Rama në një reagim për këtë lëvizje, thotë se projektligji është konsultuar me OSBE-në prej një viti dhe nuk ka asnjë qëllim të cënojë standardet e lirisë për t'u shprehur. Për kreun e qeverisë, ky ësht ënjë ligj për t'u mbrojtur nga shpifjet.

"Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!

Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.

Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin", shkruan Rama në Twitter.

Ora 14:51
Basha 'mea culpa' për mediat, Braçe: Falja nuk shlyen vrasjet në bulevard

Kreu i PD-së sot në tryezën e organizuar kundër miratimit të paketës anti-shpifje bëri edhe një “mea culpa” për sjellën e PD-së me mediat përgjatë 30 viteve të pluralizmit.

Por pas qëndrimit të Bashës ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili shkruan se kjo ishte një skenë e ndyrë. Braçe thotë se “mea culpa” nuk e shlyen dot krimin, siç ishte ai i vrasjes së katër protestuesve në mes të Bulevardit.

"Mea culpa qe shleu vrasjet ne bulevard!

Mea culpa qe shleu krimet e qeverise Berisha mbi gazetare!

I njejti film e njejta histori! Mea culpa si amnisti krimesh

Patjeter;

“Mea Culpa” si per ata te katert qe pushkatuan ne mes te Bulevardit!

Patjeter;

“Mea Culpa” shlyen cdo krim pushteti!

Patjeter,

Ti i jep nje dore me shpifjen “e vrau ky me cader ne dore, jo pushteti” apo, “gazetari im u shpua nga glasa e nje zogu, jo nga plumbi i pushkes se shtetit”! Skene me te ndyre se sa kjo “Mea Culpa” nuk ka" shkruan ai.

Ora 12:57
Paketa 'anti-shpifje'/ Rudina Hajdari thirrje Ramës: Të tërhiqet nga ky ligj, model i 'Ramizimit të Shqipërisë’

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari me anë të një konference për mediat ka kërkuar që qeveria e Ramës të tërheqë paketën 'anti-shpifje' që pritet të kalojë të enjten për miratim në Kuvend.

Sipas deputetes Hajdari, me anë të ligjit të ri i jepen më shumë kompetenca AMA-s dhe AKEP, gjë që bën që mediat të bien në censurë dhe autocensurë. Ndërkohë Rudina Hajdari ka folur edhe për gjobat që parashikohen nga ky ligj i ri, ku sipas saj masat administrative janë shumë të larta dhe nuk përballohen dot nga redaktorët dhe gazetarët.

Ndër të tjera Rudina Hajdari ka deklaruar se kjo paket ligjore po krijon struktura paralele si ajo me 'KÇK'. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos bëhet pengesë për Reformën në Drejtësi por të anulojë projektligjin para se të miratohet në Kuvend.

"Edi Ram a vijon të sulmojë në mënyrat e mundshme të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Kështu është rasti i paketës Anti shoifje. Opozitën e ka kthyer në spektatorë ai abuzon me pushtetin. Ai i ka shpallur luftë mediave, dhe shoqatave të mediave që kanë dalë hapur kundër paketës anti shpifje dhe kërkon të mbys demokracinë në vend. Shoqata e mediave ka kërkuar që paketa anti shpifje të rrëzohet dhe të merret parasysh institucione vetërregulluese. Në fakt Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA-s dhe të mbyllë media pa vendim gjykate. Si mundet që AKEP dhe AMA të ketë këto kompetenca në kundërshtim me veprimet demokratike. Gjobat janë të larta dhe nuk mund të përballohen. Kjo është një censurë dhe një autocensurë. Gjykata duhet të jetë ajo që dënon shpifjet. Në një kohë që Reforma në Drejtësi vazhdon Rama merr kompetenca që nuk i takojnë. Krijon kompetenca paralele si kjo e anti-shpifjes dhe KçK. I bëjmë thirrje Ramës të ndalojë degradimin e Reformës në Drejtësi Të lejojë që Reforma të vazhdojë dhe të mos bëjë iniciativa ligjore që nuk i takojnë këtyre strukturave. Duhet të merren parasysh rekomandimet e OSBE për paketën anti-shpifje. Këto propozime nuk janë marrë parasysh. Kërkojmë që para seancës plenare qeveria të tërheqë paketën anti-shpifje pasi jemi para kryesimit të OSBE. Dhe nuk duhet të ja dobësojmë rolin Shqipërisë. Duhet të tregojmë se ne jemi në gjendje t'i dëgjojmë." tha Hajdari.

Hajdari ka bërë edhe krahasime të paketës 'anti shpifje' me  vendet si Turqia dhe Rusia ku sipas saj kryeministri Rama po e çon vendin në 'Ramizim'.

"Në kushtet ku jemi sot duhet t'i ndalim këto procese. Që bëjnë Ramizimin e Shqipërisë. Si në vend të jera si Turqia apo Rusia. Kemi kaluar një vit të vështirë. Djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve refuzimin e anëtarësimit e më pas tërmetit. Në kushtet e sotme Rama të reflektojë dhe të tërheqë këtë paketë që është në kundërshtim me Bashkimin Evropian. Janë mbi 5 rekomandime. Neni2: Shërbimet mbështetëse nuk duhet të përfshihen në ligjin për mediat. Ne kemi një kornizë për këtë, por jo ti japim më shumë pushtet organizatave si AMA dhe AKEP." tha Rudina Hajdari.

"Gjobat të ulet të reduktohen në bazën se si mund të përballohet nga mediat online. Pra të gjitha masat të kenë kritere shtesë. Po ashtu thuhet se duhen hequr kompetencat që i jepen AKEP. Që do të komandohet nga ish shefi i kabinetit të Kryeministrit. " ka thënë ndër të tjera Rudina Hajdari.

Ora 12:50
Ja cilat janë masat ndëshkimore të miratuara nga Komisioni i Ligjeve për paketën “Anti-shpifje”

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme paketën “Anti-shpifje”, ku ka përcaktor qartë edhe masat ndëshkimore nëse ato nuk do të zbatohen.

Njoftimi i Komisionit të Ligjeve:

Neni mbi masat për shkeljet:

Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos:

a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias:

për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji;

për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;

b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;

c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit.

AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji.

AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes.

Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.

Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP) :

a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim:

pornografi me fëmijë;

inkurajimin e akteve terroriste;

iii. shkelje të sigurisë kombëtare.

Në rast të mosplotësimit të urdhërit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.

b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.

Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.

Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë.

Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor.

Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.

Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor

Ora 12:24
Basha thirrje faktorëve politikë e shoqërorë: Na bashkon përpjekja për të mbrojtur fjalën e lirë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fund të takimit të tryezës së thirrur nga ai dhe opozita jashtë parlamentit, u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë, jopolitikë dhe shoqëror që të bashkohen në këtë iniciativë për të kundërshtuar projektligjin për mediat.

"Kam dhe një thirrje për të gjithë faktorët politikë, jopolitikë, shoqërore dhe ndërgjegjes qytetare për t’u bashkuar në këtë betejë, në këtë kauzë, që, natyrisht, është e gazetarëve, është e medias, padyshim është e politikës, por, mbi të gjitha, është e qytetarëve. E mbyll duke thënë edhe një herë se këtu nuk na bashkon thjesht dhe vetëm simpatia, dëshira për të mbrojtur gazetarët, për të mbrojtur luftëtarët e fjalës së lirë. Na bashkon diçka shumë më fondamentale, interesi publik. Përpjekja për të shkatërruar një nga instrumentet kryesorë të demokracisë, që është mirë informimi i qytetarëve, është thjesht kriminale dhe duhet të ketë  një përgjigje totale, frontale dhe proporcionale." tha Basha në fund.

Ora 11:47
Babaramo në tryezën e opozitës për lirinë e medias: Basha të kujtojë se po kalon një kohë të vështirë me mediat

Gazetari Ilir Babaramo, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në tryezën e opozitës e thirru për të kundërshtuar projektligjin për 'antishpifjen' që është propozuar nga qeveria.

Babaramo është shprehur se kushdo qeveri e ardhshme që do të vijë në pushtet nuk duhet t'i ndaj mediat në 'ca të nënës dhe ca të babës'. Babaramo i ka kujtuar kreu të PD, Lulzim Basha edhe periudhën jo të mirë që ky i fundit po kalon me mediat, ku ka patur edhe raste sulmi.

Ndër të tjera gazetari Babaramo është shprehur se nuk është dakord me deklaratën e Bashës që asnjë zyrtarë të mos padisë mediat, pasi sipas tij kjo është një ide jo e mirë për të bërë ndarjen e të vërtetës nga spekulimet.

"Nëse vendosim të dalim nga NATO, KE apo refuzojmë BE. Atëherë mund të bëjmë që të ndalohen rrjetet sociale. Ku komuniteti i ka fituar betejat si me njërin krahë edhe me tjetrin. Do të doja të shprehja qetësimin për shoqatën 'kromaks' apo si e ka. Të denoncojmë funksionimin e saj si një zyrë censure. Ta bëjmë publikisht. Ju falenderoj që më keni ftuar. do të shkojë në çdo tryezë ku flitet për lirinë e mediave. Por Basha të sjellë në kujtesën e tij, që po kalon një kohë të vështirë me mediat. Miqtë e dikurshëm nuk janë më rreth e rrotull. Qeveria e ardhshme të jetë ekuidistante ndaj cdo media. Të mos ketë ca të nënës ca të babës. Ta dëshmojë që tani që nuk ka paragjykime për këdo që e kritikon. Kjo më duke shumë kineze kjo ideja se zyrtarët të ndalohen të bëjnë padi penale kur të jemi në pushtet. Unë jam kundër. Tek ne ka shumë spekulantë që shpifin. Nëse nuk ka një gjykatë që nuk ndan të vërtetën atëher nuk kemi gazetari. Duhet të këmbëngulim për rëndësinë që ka pesha e fjalës sonë. "   tha ndër të tjera Babaramo.

Ora 11:45
Mediu: Rezolutë e përbashkët për fjalën  e lirë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në tryezën e thirrur nga opozita, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se është pikërisht Rama që po bën çdo gjë me mediat. Sipas Mediut duhet një rezolutë e përbashkët për sa i përket kundërshtimit të censurës ndaj lirisë së medias.

"Autoriteti qe ben cdo gje eshte kryeministri. Duhet te kete nje rezolute te perbashket bazuar ne pikat e propozuara nga Basha. Mendoj se e kemi mundesine per takime me nderkombetare te cilet analizojne ceshtjen. Shqiperia merr presidencen e OSBE dhe vendi po ballafaqohet me nje ligj censure te mendimit dhe fjales se lire. Duhet nje rezolute e perbashket." tha Mediu.

Ora 11:38
Shkullaku- Bashës: Kur keni qenë në pushtet keni bërë lloj lloj budadallëqesh me mediat, shtrëngonit edhe ata që i donit

Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me disa nga gazetarët në vend, të cilëve iu ka premtuar se ata do të jenë të lirë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Ndërkohë gazetari Armand Shkullaku nuk ka lënë mangët as kritikat për opozitën, që dje në pushtet ka pasur sjellje jo të mira me median.

Shkullaku kërkoi nga opozita që para se të flasë, duhet ta bëjë duke kërkuar së pari ndjesë për atë ç’ka i ka bërë medias.

“Edhe ju në nëndërgjegjen tuaj s’do donit të ishin mediat, të mos dilnin gjërat në sipërfaqe, por kur e bën këtë gjë me ligj, kjo është shumë e rëndë.

Sot Rama ka filluar bën filma me 2 fëmijë, film real, merr dhe Rakip Sulin atje për rol dytësor.

Edhe ju kur keni qenë në pushtet, kishit media që i shtrëngonit, media që i donit, keni bërë lloj lloj budallalliqe, madje keni ngritur dhe komisione hetimore.

Do të ishte mirë që ky takim të niste me një meaculpa për atë që ka bërë PD kur ishte në pushtet”, u shpreh Shkullaku, që u pasua dhe nga një ndjesë nga ana e Bashës për atë çfarë ka bërë Partia Demokratike me pengimin e fjalës së lirë duke garantuar se nuk do të ndodhë më pasi të vijë në pushtet. 

Ora 10:58
Kryemadhi në tryezën e opozitës për lirinë e medias: Kemi të njëjtën situatë si 1945 ku nisen spastrimin e intelektualeve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa mbajti fjalën e saj në tryezën e thirrur nga opozita për lirinë e medias ka thënë se Edi Rama po kërkon të censurojë mediat. Ajo ka shtuar se kryeministri Rama po shtyn gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të instalojë autokracinë dhe që të mos ketë zgjidhje të krizës.

Ndër të tjera Kryemadhi ka thënë se duhet të ndahet gazetaria  e terrenit me pronarët e medias, ndërkohë për sa i përket kundërshtimit të projektiligjit për mediat të propozuar nga qeveria, Kryemadhi ka thënë se duhet një përfshirje e të gjithë shoqërisë shqiptare.

"Strategjia e shpopullimit që po përdor Rama është se nuk po ikin njerzit e varfër, por klasa e mesme, gazetarë, opsionistë, dhe më pas për ata që janë këtu do të jetë censura e mbyllja e gojës. Sot kemi një kryeministër që kërkon shtyrjen e gjendjes se jashtzoankshme për të fituar kohë dhe për vendosjen e instalimit autokrat. Kërkon të shtyj proceset zgjedhore.  Kërkon të bëjë një kopje të vendeve një kopje të shëmtuar. Jemi në krahë të gazetarëve. Jam kundër pronarëve që përdorin gazetarët e terrenit që u shërben qeverisë. Duhet të ndajmë ndarjen e gazetarit të terrenit dhe pronarëve të medias. Të mbyllësh gojën është një shkelje e të drejtave të njeriut. Pa dallim bindjesh feje krahine e ideje. Pas 30 vjeteve liritë e të drejtat e njeriut janë në pikpyetje. Mbasi kemi mbyll edhe gojën e mediave do të ketë edhe spastrime. Është këmbanë alarmi, nuk presim reagim nga parlamenti. Sot Shqipëria ka presidencën e OSBE dhe guximi i kryeministrit vazhdon të eci para me anë të mashtrimit dhe propagandës." tha kryemadhi.

Ora 10:58
Komisioni i Ligjeve miraton paketën Anti-shpifje

(Kliko këtu për të lexuar paketën anti shpifje)

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim paketën “Anti-shpifje” të propozuar nga qeveria.

Edhe pse kjo paketë ka pasur kundërshtime të forta për këtë paketë, ku disa prej përfaqësuesve të mediave online e kanë cilësuar si kufizimi të lirisë së shtypit, duket se qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 19 dhjetorit.

Paketa “Anti-shpifje” ka pësuar disa ndryshime nga se ishte paraqitur në fillim nga qeveria, ndryshime që janë pasqyruar dhe miratuar nga Komisioni i Ligjeve.

Ndryshimi i parë ka të bëjë me regjistrimin ose jo të operatorëve që ofrojnë shërbime online, dhe ashtu siç kishte sugjeruar edhe OSBE, regjistrimi i tyre nuk është më i detyrueshëm, por do të lihet të vlerësohet nga vetë operatorët.

“Regjistrim i operatorëve mediatikë online, nuk është i detyrueshëm, por mundësi që u ofrohet dhe regjistrimi i tyre është mundësia për të përfituar nga iniciativat fiskale.”-u shpreh Klotilda Bushka, relatorja e kësaj paketa.

Ndryshim tjetër ka të bëjë me anëtarët e Këshillit të Ankesave, që tashmë zgjedhja e tyre do të bëhet me konkurrim, e AMA do të jetë ajo që do të përcaktojë kriteret dhe do të hapë konkursin.

“Nisur nga ndjeshmëria e grupit të interesit, që ka pasur ankesa për pavarësinë e Këshillit e Ankesave, sesa i pavarur do të jetë ky këshill, për sa kohë që ai krijohet nga AMA. Kemi vlerësuar, që Këshilli i Ankesave garanton pavarësi, kemi sugjeruar, procedurës e anëtarëve të Këshillit, çka do të thotë që AMA do të hapë një konkurs.”,-tha Bushka.

Për këtë çështje, ka pasur një amendim nga kryetar i AMA-së, i cili ka sugjeruar që anëtarët e këtij Këshilli, të jenë specialistë të gazetarisë me mbi 10 vite eksperiencë, dhe jo juristë apo të profesioneve të tjera.

“Duhet të ndryshohet sesi është konceptuar Këshilli i Ankesave, është specifikisht me gazetarë me 10 vite eksperiencë, nuk duhet të futet persona me profesione të tjera.”, -tha Gentian Sala, kryetari i AMA-së.

Ora 10:58
Basha: 'Mea Culpa' e PD për gjithçka në këto 30 vite, zotohem që në javën e parë të qeverisë të anuloj ligjin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se PD ka faje për ato që kanë ndodhur këto 30-vite, duke e cilësuar me shprehjen latine 'Mea Culpa' e PD. Basha duke folur për projekt ligjin e paketës anti-shpifje ka deklaruar se është i gatshëm të zotohet që në javën e parë që PD vjen në pushtet ky ligj edhe nëse miratohet do të anulohet.

"Jam i gatshëm ta bëj një zotim solemn për anulimin e këtij akti apo akti tjetër qe cenon standardet europiane të shprehjes së lirë.

Kerkesën për te hartuar së bashku një kuadër rregullues që do të hyjë ne fuqi në javën e parë të qeverisjes nga opozita e bashkuar.  Zotimi im është dhënia fund e çdo praktike qe ka për qëllim dobësimin apo korruptimin e medias në transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim të gazetarëve, listë e zezë e cila tek ne nuk ekziston.

Tre përkushtime i marr sot para jush.  Me të 25 shoqatat e medias nga dita e mërkurë e tutje mirëpres çdo formë konsultimi me ne dhe ekspertët tanë." tha Basha.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kledi: 17/12/2019 09:48

    Cdo media qe shpif duhet mbyllur me ligj.Ato qe jan kunder ligjit jan ato qe shpifin dhe nuk duan rregull por kaos.Ligji duhet te jet ekstrem me ato portale o media qe per qellime personale shpifin dhe perhapin panik.Cdokush shkruan apo publikon cdo gje pa mbart asnje pergjegjsi ligjore.Esht koha te ket ligje ky vend por jo vetem ne leter por dhe te zbatohen.Qent qe lehin kunder ligjit jan zagar te zgjidhur qe shpifin cdo dit.Cdo informacion duhet vertetuar para se te botohet e jo te shpifet se ashtu i do qefi zagarve.

    Përgjigju
  • Konjak: 17/12/2019 09:15

    Kudo ka vend per rregullime ,por ceshtia eshte se problemi nuk duhet banalizuar .Keto rregulla nuk duhet te perdoren si mjet per dhune -sidomos ne media -.Nuk eshte e qart se cili eshte qellimi final ,pastrimi i medias mga thashethemet apo bllokimi i c'do mundesie per denancimin e aferave negative nga pushtetaret .Kujdes !zullumi keputet kur trashet .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Shpati: 17/12/2019 02:08

    Foli artopalanti i sali kriminelit,,,si mund te mbroje fjalen e lire nje kriminel ordiner,,si saliu dhe basha,,keta te dy dhe ilir meta nuk duhej te dilnin fare ne televizor pas 21 janarit 2011,,kur vrane 4 veta dhe moren ne mbrojtje ushtaret qe i dhane urdher per zjarr,,qenkan te pafytyre...ptu,,rrace e poshter maloku...

    Përgjigju
  • E verteta vret atij qe I djeg dhe sduron dot e quan shpifje qe eshte dicka e ngjashme me agjitacion dhe propagande: 17/12/2019 00:59

    LIGJI ANTISHPIFJE STRATEGJI E CAKTUAR PER TE HARRUAR PASOJET E TERMETIT DHE TEATYRE QE KA NE MBETUR JASHTE

    Përgjigju
  • lani: 17/12/2019 00:33

    KY BASHA DHE DIBRANJA TJETER KRYEMADHI ,,,dy dibranet me te poshter -hajdut dhe kriminel,,,,revista forbes ka bere kete rankim,,...

    Përgjigju
  • Rona: 16/12/2019 19:53

    Duhet patjeter rregull dhe ligj.Shtetet me demokratike te botes kan ligje strikte dhe kush guxon te shpif per perfitime politike apo per te perhap panik normal qe te burgoset dhe ti mbyllet goja.Mediat dhe portalet jan ber si han pa porta,flasin e shpifin cfar duan pa u hy ferr ne kembe.Kan fjet pleqt ne rrug se portalet ndjellin panik,po behet populli me depresion nga shpifjet neper tv.Tu mbyllesh gojen shpifesve nuk eshte diktature por rregull.Politikanet injorant e quajn rregullin diktature se duan vetem kaos.

    Përgjigju
  • Emi: 16/12/2019 19:01

    Nermal se ju djege ketyre si nuk e pelcejn se jan mesu me hell balte me njeri tjetrin per 30 vjete.

    Përgjigju
  • Haha: 16/12/2019 18:55

    Basha do vij ne pushtet kur te behet prifti gomar...., hajt langaraq hajde je bere si zorre by****

    Përgjigju
  • Miu haleve: 16/12/2019 17:52

    U komentua u komentua u komentua o IDJOT O DEBIL O FEKALE.

    Përgjigju
  • EDI RAMA: 16/12/2019 17:51

    O Edi Rama respekt për burrërin tënde. E po të vazhdosh kshu je dhe nja 10 vjet Kryeministër. Se skan shanc sharlatanët të bëhen kryeministër.

    Përgjigju
  • Miu haleve: 16/12/2019 17:41

    U komentua u komentu u komentua wc publike.

    Përgjigju
  • REALITETI: 16/12/2019 17:40

    Respekt për Qytetarin shkrim brilant. Kjo tregon që është njeri me horizont e njeri i zgjuar. Kshu duhet shoqëria Shqiptare njerëz të till të ket. Pse kan frik kta të ashuquajtur gazetar që vin nga familje analfabetësh. Prindërit e tyre sdin shkrim e këndim e kta gazetaruc na u bën madhështor si për shembull babameto nga mali, shukulluku , mark marku super gagaç, superspiuni sigurimit artan hoxha, artur zhei me 500 flamur që kush ja jep 5asin e supës më të madh ai menjëher ngre flamurin. A e kuptoni mor Shqiptar se çfar gazetarësh jan kto lloi jashqitje e kombit. E kta duan vetëm të gënjejn nga mëngjesi deri në dark e kjo është demokracia për kto lloi kalbësirash. Po e drejta vonon po kur nuk haron e TRIUNFON

    Përgjigju
  • AltinTop: 16/12/2019 17:28

    Aman o SPAK-u... kur do filloni??? nuk durohen me keto..!!

    Përgjigju
  • O tej: 16/12/2019 16:42

    Basha do vij ne pushtet kur ky temi te behet djali i ri

    Përgjigju
  • Elka: 16/12/2019 16:28

    Karikaturat dhe sharlatanet e Kombit,te gjithe bashke kunder te vertetes,mbijetojne tash 30 vjet vetem ne saje te genjeshtrave dhe hipokrizise,po a ka genjeshtar sharlatan me te madh se Berisha,Basha,Ilir Meta,Monika,Mediu.......

    Përgjigju
    • eeeeeeeeeee: 16/12/2019 16:32

      mire thua per te gjithe keta por harrove me permend xhaxhi edin, apo i bie klarinos se tij

  • Emi: 16/12/2019 16:21

    Nase vjen ne pushtet se noshte je edhe te burk.

    Përgjigju
  • Pyka: 16/12/2019 16:02

    Shpifja,ështe dhe janë babalet,fjala e lirë është e vërteta!Pastaj nuk ka b...th asnjë në Shqipëri,të pengoj fjalën e lirë...është shtet i vogël,i dobët,i pafuqishem,i monituruar!Shqetësimi i këtyre,është thjesht,personal dhe i djallëzuar!Qeveria,ka një meritë:e ka çuar Shqipërine,në vëndin e dytë,pas Sierra leones,dhe ky eshte shqetësimi i gazetarisë dhe i shoqërisë!!!!

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/12/2019 15:51

    Pse po kundershtohet nga opozita ligji anti shpifje? Per ti lejuar Saliut te shpifin,Salianit,per te shpifur,apo shpifesve te gazetarise se perditeshme te tipit Shkullaku,Bejtja,Zheji,Bushati, spiuni Balliu i madh,Lehsi,Hoxha ish spiuni kandidat per president,Mark Muti,Kok Kalit Lala, budallaj Çani,Lubonja,ka dhe plot te tjere qe shpifin pa pik turpi qe per gjo dite neper portale te ndryshme qe drejtojne do mashtrues dhe oligake te partive nga PDja tek LSIja,pse po i terbon ky ligj keto bandite gazetare.

    Përgjigju
  • WTF: 16/12/2019 15:07

    Ligji kunder shpifjes, pra po shpife denohesh! Qe te jesh kunder ketij ligji automatikisht je pro mashtrimit, pra te gjithe ata qe shqetesohen jane mashtrues.

    Përgjigju
  • Kosovari: 16/12/2019 14:58

    Ju humbet,kur populli ishte ne siklet nga fatkeqesi natyrore,Pas dy javesh dolen nga "bira e miut" dhe po krekoseni me duar ne xhepa para hallexjinjeve, te cileve kjo Qeveri ju gjet prane e ju doli zot me forcen e saj dhe te miqeve.Ju pas termetit nuk dukeshi fare, humbet si "shurra e pules".

    Përgjigju
  • TTT: 16/12/2019 14:52

    deshiron pushtet pa u lodhur nje dite te vetme, ik te sherbesh kafet tek berishajt o karikature

    Përgjigju
  • Mala: 16/12/2019 14:52

    Fjalen e lire e mbron vetem e verteta e madherishme,kur thuhet e shkruhet drejte,hapur e shtruar.Fjalen e lire e mbron kryeneqesia e te drejtes se faktuar. Nuk ka fjale te lire,duke nxitur e nersy dikend qe ju shkojne juve per shtati,Ju I dini mire kush genjen recidivisht hapur ne media, Ju e degjoni, madje edhe I druatrokini,Ju kete edhe e poblikoni ne media te shkruara dhe e transmetoni disa here ne TV. Ju kete e keni pa ne Tubimin e te Rinjeve te PD, vetem 48 ore me pare,E degjonit, e druatrokisit dhe hapareshjen e tij.Mjaft me me genjeshtra recidive.Ju se paku mos kerkoni "Fjalen e lire" sepse keni dalur nga livadhi.

    Përgjigju
  • Luli: 16/12/2019 14:26

    Ti Bashe do vish ne pushtet bashke me Monen e do beni duet ne vitin 3000,tung gjer atehere.

    Përgjigju
  • Miu hsleve: 16/12/2019 14:25

    U komentu u komentua u komentua sa her e ke provuar o miu gjirizeve e akoma vazhdon këmbëgul. Kjo tregon komplet që je IDJOT I LER. UN JAM LER NË USA E RITUR KTU NË KTË SHTET MADHËSHTOR . E E FLAS SHQIPEN PERFEKT SE E DUA ME SHPIRT ATDHEUN E PRINDËRVE TË MI.E UN JAM INTELEKTUAL KTU JO MI GJIRIZESH SI TY QË SHKRUAN SU KOMENTUA. PO TI GJOJA JE PËR FJALËN E LIR RESPEKTOJE PRA FJALËN E LIR O MI GJIRIZESH.

    Përgjigju
  • SHAL NGJITI: 16/12/2019 14:21

    O lyl kriminel hajdut kë quan ti fjal të lir që ti të vrasësh e të vjedhësh miljona ktë quan ti fjal të lir. E mos të paraqitesh në gjygj me raport mor fundërrin. Po zullumi ka fund për të gjitha ato që keni bër do pagoni. Në loj është i madhërishmi USA. QË ZOTI E BEKOFT KTË SHTET QË PO E MER NGA DORA SHQIPRIN E VOGËL DIAMANT. NUK KENI SHANC SHANCI JUAJ ËSHTË 0 O FUNDËRRINA.

    Përgjigju
  • FSHATARI BABAKAKA: 16/12/2019 14:16

    O besnik i ilir metës hajdutit të popullit Shqiptar. Ti je qeni i tij që të lefi për të në shkëmbim të një tasi me sup . Fjal e lir do të thot vërtetësi e pastërti jo gënjeshtra pa fund e trillime fatashkenc. Po ti o fshatar nga bari dhish je bër Gazetar prandaj dhe medja është në gjëndje katastrofike se ka gazetar si puna jote. Pty rac e pisët

    Përgjigju
  • Miu haleve: 16/12/2019 14:11

    O wc u KOMENTUA U KOMENTUA

    Përgjigju
  • ME DUART ME GJAK: 16/12/2019 14:11

    O fatmir mediu ti i ke duart me gjak fëmish e gjakun e grave që punonin për bukën e gojës. Po pse keni frik ju që ju mbyllen portalet e fundërrinave të cilët jan nën shërbimin tuaj. Që gënjejn nga mëngjesi deri në dark. Po mos të gënjejn e të japin lajme të pastra e të vërteta. E Edi Rama ska shanc para lajmeve reale. Hajde provoje ktu në USA e gënje për gjën më të vogël se çfar të punojn nga gjoba më katastrofike e deri në burg përfundon. Me një fjal Edi Rama po bën standartin e Amerikës. Pra ju po të jeni DEMOKRAT të vërtet e pranoni e e duartrokisni mor fundrrina. Po po ju mblidhet litari o gjakazar kriminel e hajdut . E drejta e popullit Shqiptar po triunfon gjaku dhe djersa e tyre kur skan për të vajtur dëm. RROFT SHQIPRIA RROFT POPULLI I SHUM VUAJTUR SHQIPTAR. POSHT FUNDËRRINAT E KOMBIT.

    Përgjigju
  • Rezoluta: 16/12/2019 14:09

    Beni rezoluta sa te doni e futini ne bythe me Bashen ,Mediun e Moniken nuk vini kurre ne pushtet,po kurre ama.

    Përgjigju
  • renato bega: 16/12/2019 13:38

    ti s.do vish kurre ne pushtet o mashtrus

    Përgjigju
  • Lira: 16/12/2019 13:27

    E kuptoni se ju na keni heur shpresat. Ju te pd dhe paloanalistet tuaj

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/12/2019 13:22

    Kur PD-Staliniste vajton për fjalën e lir atëher termeti nuk është qudi...

    Përgjigju
  • Kol Tivari: 16/12/2019 12:32

    Ky ligj denon shpifjen Pse keni frige?? Ju jeni “gazetare profesioniste”” Ahaaaa! Qenkeni shpifes e rrenacake?? Prandej keni frige ligjin?? Edhe ne nuk na duhen mashtruesit e t’korruptuari si ju qe paguheni me leh.

    Përgjigju
  • Para Laci: 16/12/2019 12:24

    Po' cfar do ai mashtrues Mediu po' akoma me ta do merremi, po' sa vota ka ajo Parti e Mediut i Gerdecit shum shum turp per Bashen qe merret me keto palaco

    Përgjigju
  • Agim: 16/12/2019 11:58

    Cfar pjesmarrjeje ,hoti Mediu ose palacoja e viteve te fundit,si dhee rraspihja Moka etj. Kur te vine PD ne pushtet ju do jeni ose ne pension ose ne burge o mashtrues kalibri.

    Përgjigju
  • .edi: 16/12/2019 11:47

    Po kur do te shohim ne pushtet shalengjituri i atdheut dhe i Shqipetareve Pse je bere kaq kokeulur cfare te ka ndodhur A thua po vijne zerat nga te gjithe anet e Botes dhe kerkojne bojen e flokeve tuaj qe ta shperlajne . Ku eshte Plaku Dobic Berisha ,Po brekeshkurteri Play Boy shoku Meta Ruaju prej tyre Ata bene e cnuk bene ,sebashku po thurin plane qe te rrezojne Por ti je demokrat me shume se Enveri Ata jane komuniste

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/12/2019 11:22

    Po kryemuta fshatarja ku ishte gjith këto kohët e termetit? Nuk u pa gjekundi.

    Përgjigju
    • Donald: 17/12/2019 05:23

      Kasha", fshatarja ishte per operacionin kozmetik Te radhes......né pritje.... Te ciftit caushesku shqiptar.....

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim