Lulzim Basha tha se në takimin me kryetarët e degëve të PD-së se vota e kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshon në procedurat demokratike në parti.
Basha tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky Kuvend në dalin të bashkuar, partner të palëkundër të SHBA dhe BE. Nga ana tjetër Basha tha se do të zbatoj statutin ndaj kujtdo kush shkel vendimin e kryesisë së partisë , fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.
“Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjën në Statut. Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi te tjerët.”- u shpreh Basha.
Lajmi kryesor:
Nga 71 kryetarë degësh, vetëm 5 me Berishën! Pas fitores në Kryesi, Bashën e mbështesin 66 drejtues të degëve të PD! Kryedemokrati paralajmëron Berishën për përjashtim nga PD: Askush s' është mbi statutin











