Në 26-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, si forcë e parë opozitare në Shqipërinë pluraliste, kryetari demokrat Lulzim Basha i është drejtuar përmes një videomesazhi mbështetësve demokratë. 

Basha fton demokratët në 11 dhjetor, t'i bashkohen festës në selinë e PD-së, për të kujtuar dhe reflektuar mbi ngjarjet e shënuara të 26-viteve më parë. 

"Bashkëqytetarët e mi më 11 dhjetor në përkujtojmë lindjen e pluralizmit politik  dhe bashkë me të lindjen e PD.

Jam i lumtur t’iu ftoj dhe t’iu mirëpres në shtëpinë e PD për të përkujtuar dhe reflektuar sëbashku mbi këto ngjarje.  PD lindi si parti e lirisë për të gjithë Shqiptarët dhe do të jetë përherë e tillë
", thotë Basha në videomesazhin e publikuar në rrjetin social, Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com