Kryetari i Partisë Demokratike ka përcjellur një mesazh ngushëllimi për familjarët e kryebashkiakut të Kolonjës, Arben Malo që u nda sot nga jeta. 

Basha në një postim në rrjetin social twittet ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Malos në emër të Partisë Demokratike.

“Në emrin tim dhe PD ofroj ngushëllimet e mia familjes së kryebashkiakut të Kolonjës z.Arben Malo për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Arben Malo, kryebashkiaku i Kolonjës humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një ataku kardiak. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com