TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Armin Laschet për zgjedhjen e tij në krye të CDU-së, partisë simotra të PD-së.
Basha thekson se PD do të bashkëpunojë me CDU-në për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
" I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE", shkruan Basha.
CDU ka zgjedhur atë që do të jetë pasuesi në parti i Angela Merkelit, por jo detyrimisht edhe në postin e kancelarit të ardhshëm gjerman. Ai është Armin Laschet, guvernatori i Vestfalisë, i cili ka mundur rivalin e tij në parti, Friederich Merz, duke marrë 521 vota kundër 466.
Lum si ne per Lulushin
Përgjigju