Lulzim Basha sfidoi gjatë një takimi me demokratët, Sali Berishën, Ilir Metën e Edi Ramën, duke i thënë të pranojnë vettingun e politikanëve. Një ftesë të përsëritur, por më fort se kurrë, u adresoi Basha 3 kundërshtarëve të tij politikë, duke i thënë të shkojnë bashkë me të në SPAK, për t'u hetuar.
"E kanë bërë malin e akuzave lundër meje më të lartë se mali i Dajtit. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Ejani me mua në SPAK, të gjithë. Atje të bëhet vettingu i politikanëve, të bëhet vettingu pasurisë së familjeve të çdokujt. Thonë jo se duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës. Duan të fshehin qeverisjen më të korruptuar dhe më të dështuar që ka patur ky vend dhe kjo propagandë mundohet të fshehë faktin se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilri Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së akuzoi Sali Berishën dhe Ilir Metën se po bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama për të shkatërruar PD. Duke komentuar koalicionin e Berishës me LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore, Basha tha se Meta do të marrë vota me dorën e Berishës, që t'ja çojë Ramës.
"Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë. Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marri prap vota demokratësh dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. O me demokratët dhe për demokratët, ose me Ilir Metën për Ramën. Shikoni si bëhen bashkë ku i cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosë dhe sot janë kundër vettingut", tha Basha.
Në njësinë 4 në kryeqytet, ku zhvilloi takimin e radhës me demokratët, Lulzim Basha u shfaq në krah të Alfred Rushajt, i cili javë më parë u tërhoq nga pozicionet drejtuese në parti.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
LIVE -Protesta e opozitës, deputet e PD-së përplasen me policinë! Noka grushta e shkelma efektivëve! Një protestues humb ndjenjat
26 Nëntor, 08:50
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
Pastertia e figures politikaneve eshte hapi i pare i ekzistences se tyre ne politike .Eshte e disata here qe Lul Basha sfidon drejtesine per ta hetuar ,ne nje kohe qe per kapsllek u mbyll nga Llalla hetmi per rrugen e kombit si dhe per kater te vraret ne 21 Janar kur Luli ishte minister i mbrendeshem.A do ja plotesohe SPAKU deshiren e tij per tu hetuar ?Deri tani per peshkaqenet e politikes nuk kemi ndonje lajm !
Përgjigju