Basha: Meta u bëre President
me pazare, të të gëzojë Rama

Basha: Meta u bëre President<br />me pazare, të të gëzojë Rama
TIRANË-Ndërsa kaloi vetëm një orë nga deklarata e Metës se do nisë bisedime me Bashën, vjen nga çadra përgjigja e Kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

E dua demokracinë thotë presidenti i sapozgjedhur dhe ja po e shijojnë demokracinë por kjo nuk është demokracia e vërtetë, se u zgjodh nga pazari mbi shishet e verës që kushtojnë më shumë se pensioni i vogël i një pensionisti dhe kjo nuk është demokraci nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit”.

Sipas Bashës, zgjedhja e Presidentit ishte kapitulli i fundit i Republikës së Vjetër. Në këtë pike ai iu përgjigj dhe Ramës që deklaroi një ditë më parë se Ilir Meta është më pranë PD se PS.

Ky është thjesht kapitulli i fundit i republikës së vjetër, mekanizmit që po mban në këmbë këtë komplot politik.
Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla, i pazarit politik, i modelit që mbajti peng politikën tash 4 vite. Duke mbyllur jetën e saj me këtë akt politik, republika e vjetër po mbyll turpshëm ekzistencën e saj dhe barrën e  saj të padurueshme për shqiptarë. Rama e di këtë dhe Ilir Meta e di këtë. Rama u përpoq më kot të thoshte dje se Meta është me afër PD se me PS.
Për ne, Ilir Meta është vetëm më afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka dhe Edi Rama ta gëzosh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka
”.

Basha: Që në momentet e para do anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se që në momentet e para të qeverisë së Republikës së re, do të anulohet ligji i arsimit të lartë, që sipas tij është i tmerrshëm.

"Për studentët, republika e re do të mundësojë që në orën e parë anulimin që orën e parë të këtij ligji të tmerrshëm të arsimit të lartë; të vendosin vetë për kolegjet dhe universitetet; republika e re do të mundësoj që asnjë të riu të mos i pamundësohen studimet dhe një urë njëvjeçare për stazhet në tregun e punës".
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën