TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha i ka akorduar Kombëtares Shqiptare të Futbollit titullin "Mirënjohja e Tiranës".
Ky titull vjenë si rrjedhoi e ngjarjeve të ndodhura mbrëmjen e djeshme në Beograd, kur gjatë takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e europianit "Franc 2016" lojtarët e kombëtares sonë u përplasën fizikisht me lojtarët serb, por dhe tifoz nga Beogradi për të ruajtur simbolet e vendit tonë.
Në "Facebook, Kryebashkiaku Basha shkruan se është i nderuar që do akordojë një titull të tillë. "Kam nderin dhe privilegjin t'i akordoj Kombëtares Shqiptare të Futbollit titullin "Mirënjohja e Tiranës", me motivacionin: "Përfaqësoi dhe mbrojti denjësisht simbolet kombëtare, duke na dhënë nder dhe bërë krenarë për dinjitetin dhe qytetarinë e treguar, në një situatë aspak miqësore dhe të tensionuar".
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë ishte e vlefshme për turin e tretë të Gurpit I në eliminatoret e Eruopianit "Franc 2016". Ndeshja u ndërpre në fillimin e numërimit të minutës së 43; të pjesës së parë. Shkak u bë hedhja e disa fishekzjarrëve në fushë nga ana e tifozëve vendas, ndërsa situata u përshkallëua pas valëvitjes së falmurit etnik shqipar në qiellin e Beogradit mbi stadium. Mbërthimi i flamurit nga lojtarët Serbë solli dhe përplajse fizike mes lojtarëve, si dhe hyrjen në fushën e blertë të tifozëve të cilët goditën e kërcënuan lojtarët shqiptar. Ndeshja u pezullua dhe pritet një vendim i UEFA-s mbi fatet e një takimi, që nuk duhej të kapërcente katërkëndëshin e gjelbër të stadiumit të Partizanit të Beogradit. /ATSH/
/Shqiptarja.com