Basha: Modeli i Ramës krimi,
oferta për fermerët hashashi

Basha: Modeli i Ramës krimi,<br />oferta për fermerët hashashi
TIRANE -  Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon bashkëbisedimet me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike. Gjatë takimit në degën e 11 të PD-së sot në Tiranë, Basha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Rama, lidhur me situatën e kanabisit në vend. Sipas Bashës, hashashi është kultura bujqësore që u ofron Edi Rama fermerëve dhe arat me kanabis, vendet e punës për shqiptarët

Rama gënjen fermerët e shkretë të cilëve u premtoi rritje të subvencioneve dhe iu  mori dhe subvencionet që kishin, për t’ua dhënë 11 miqve të tij, 220 milionë dollarë . Flet me fermerët që s’kanë prodhim bujqësor dhe u thotë: “Si jeni me kanabisin?”. Kur e di fare mirë që kanabisi mbillet në Shqipëri  vetëm me lejen e Edi Ramës dhe vetëm me të licencuarit e Edi Ramës, se kushdo tjetër që del jashtë kooperativës së kanabisit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, goditet. Flet me mësuesit, ky që si model u solli shqiptarëve krimin, kriminelët, Elvis Roshin, Artur Bushin dhe Armando Prengën me kompani. E sheh veten e vet, në rastin më të mirë, si një drejtor burgu dhe shqiptarët si të burgosurit e tij që mund t’i keqtrajtojë njësoj si në kohë të diktaturës.”- deklaroi Basha.

Sipas kreut të PD-së, kryeministri Rama duhet të japë llogari për premtimet e pambajtura. 

"Në fund të mandatit Rama s’ka asnjë bilanc të qeverisjes së tij. 300 mijë vendet e reja të punës, shëndetësia falas, mbështetja e fermerëve, ulja e çmimit të energjisë dhe naftës, janë mashtrimet për të cilat Edi Rama duhet të japë llogari para shqiptarëve dhe jo të fshihet duke fajësuar të tjerët", theksoi Basha.

Fajin për këto 3 vite të keqqeverisjes e paska Partia Demokratike, fajin e ka opozita, fajin e ka media, fajin e ka populli , vetëm Edi Rama nuk ka faj. Me këtë teori bredh nga jugu në veri. Shqiptarët kërkojnë zgjidhje dhe ne kemi ofruar një rrugëzgjidhje që kalon përmes bashkimit të të gjithë qytetarëve të të gjithë faktorëve politik e shoqëror në një aleancë të madhe vlerash për t’ia kundërvënë aleancës së drogës të krimit dhe të korrupsionit.”- përfundoi kreu i PD-së.
(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social