Basha në Facebook: Faturat aforfe
ishin anuluar me vendim të ERE

Basha në Facebook: Faturat aforfe<br />ishin anuluar me vendim të ERE
TIRANE - Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me vendimin e qeverisë për të anuluar faturat aforfe të vendosura nga CEZ. Sipas kreut të PD vendimi i Ramës për anulimin e faturave është një mashtrim i madh pasi ky ishte një vendim i marrë nga ERE që më parë por që Rama nuk e zbatoi.

Basha thotë se ERE që më parë kishte marrë vendimin për anulimin e faturave por CEZ nuk i ka fshirë ato nga sistemi duke i lënë kështu ende aktive dhe duke i detyruar qytetarët që të paguajnë sërish. “Falja e 53900 faturave abuzive është detyrim dhe jo një zgjedhje e Vajmedetit.

Deri tani ai ka bërë të kundërtën e faljes, amnistisë, apo shqyrtimit të ankesave të qytetarëve. Vajmedeti rriti çmimin e energjisë me 25 %. Shtoi faturimet abuzive, riktheu errësirën dhe kërbaçin mbi të pamundurit që nuk kanë të ardhura sepse nuk kanë një vend pune.”- shkruan Basha.

Dy ditë më parë Rama njoftoi se do të anulohen faturat aforfe.
 
Më poshtë statusi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook
 
Këndon gjeli majë plehut.
 
ERE me vendim nr. 90 dt 15.11.2010 në zbatim të ligjit 9997 dt 22.09.2008, gjobiti CEZ dhe i bëri të paligjshme faturat e CEZ që emërtoheshin “dëm ekonomik” ose “energji e pamatshme”, kjo e fundit për faturat afrofe, të paligjshme dhe në atë kohë të eliminuara nga qeveria. Ky vendim i ERE detyronte CEZ të fshinte nga sistemi 51.500 fatura të tilla abuzive. Në 2011 si të tilla të ankimuara nga konsumatorët u shtuan dhe 2400 të tjera pra 53.900 fatura. Në kundërshtim me vendimin e ERE, kompania CEZ nuk i fshiu menjëherë nga sistemi të gjitha faturat por nisi të fshijë vetëm të ankimuarat. Nga ana tjetër konsumatorët nuk i paguan dhe i quajtën të falura meqë ligjërisht ishin të tilla. Paligjshmërisht CEZ nuk i fshiu nga librat por nuk guxoi t’i kërkonte më.

Derisa erdhi OSHE e Rama-Metës, që sa nga paaftësia, sa nga korrupsioni, kur kërkonte detyrimet i përfshiu dhe këto të anulluarat. Pra në mijëra raste njerëzit paguan dhe në shumë raste u burgosën nga Vajmedeti për shuma të faturuara gabim deri në 2011. Sot në vend që t’u kërkojë ndjesë atyre mijëra e mijëra familjeve që u terrorizuan padrejtësisht, Vajmedeti na e shet zbatimin e detyrueshëm të vendimit të ERE si lëmoshë.

Falja e 53900 faturave abuzive është detyrim dhe jo një zgjedhje e Vajmedetit. Deri tani ai ka bërë të kundërtën e faljes, amnistisë, apo shqyrtimit të ankesave të qytetarëve. Vajmedeti rriti çmimin e energjisë me 25 %. Shtoi faturimet abuzive, riktheu errësirën dhe kërbaçin mbi të pamundurit që nuk kanë të ardhura sepse nuk kanë një vend pune. Vajmedeti fali apo ndau me kompaninë CEZ 600 milionë euro, detyrime të njohura. Emëroi debitorë dhe hajdutë të pashembullt të energjisë në menaxhimin e pasurisë publike të shqiptarëve. Tani, në kulmin e përmbytjes, Vajmedeti mundësoi aferën e shitjes së energjisë nga KESH dhe blerjes së po kësaj energjie, dy herë më shtrenjtë nga OSHË, duke ju zhvatur shqiptarëve nga xhepat plot 4 milionë Euro. Këto janë të vërtetat e Vajmedetit dhe korrupsionit gjigand në kurriz të shqiptarëve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë