Basha: Në Janar nisim hartimin e
programit për ardhjen në pushtet

Basha: Në Janar nisim hartimin e<br />programit për ardhjen në pushtet
Kryetari i PD, Basha deklaroi sot se për të rikthyer shpresën te shqiptarët, do të ketë një hapje të Partisë Demokratike nga baza në qendër.
 
Në takimin e zhvilluar me kryetarët e degëve të PD,  Basha kërkoi që brenda 15 Janarit, degët, anëtarët dhe deputetët duhet të regjistrojnë gjendjen reale të shqiptarëve, e cila më pas do të shërbejë si bazë për ndërtimin e programit për zgjedhjet e 2017.
 
Sipas Bashës, droga, krimi, korrupsioni dhe koncesionet po varfërojnë akoma më shumë shqiptarët cdo ditë, ndërsa janë vetëm një pjesë njerëzish pranë qeverisë që pasurohen dhe kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt, tha lideri i opozitës.
 

Deklarata e Lulzim Bashës gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD

Integrimi
Lajmet e këtyre ditëve nuk janë të mira, drogë, krim dhe korrupsion.
 
Mediat dhe politikanët e Europës po flasin hapur dhe pa doreza, në rrezik integrimi i vendit.
 
Bota dhe Europa po i bie kambanave të alarmit për drogën dhe krimin, po rrezikohet integrimi.
 
Për të rikthyer shpresën te shqiptarët na duhet një hapje për interesat e të gjithëve.

 
Akuzat ndaj Ramës
Kryeministri nuk reflekton, por fsheh realitetin me keqinformime. Varfëria dhe papunësia shtohen, krimi dhe droga rriten.
 
Rama i ka veshur muret me skicat e vizatimeve të tij, në vend që të kishte hallet e shqiptarëve.
 
Edhe kur shkon në fshatrat më të largët, si sot në Peqin, merr edhe karriget e luksit.
 
Kur përballet me hallet e njerëzve, si ajo studentja, i trajton problemet si gënjeshtra.
 
Sipas tij fajin e kanë populli dhe opozita, edhe për koncesionet dhe tenderat korruptive të njerëzve të lidhur me atë direkt.

 
Programi i PD
Rama ka braktisur popullin, skllav i egos së tij, ndaj ne duhet të bëjmë detyrën tonë.
 
Të regjistrojmë të gjithë të papunët, të pastrehët, njerëzit që u janë prishur banesat, etj.
 
Kriza ekonomike dhe sociale që vendi po kalon, vija e kuqe e pa kalueshme për ne, sot dhe nesër në qeveri.
 
Prandaj kërkoj që brenda 15 Janarit, degët, anëtarët dhe deputetët e PD të regjistrojnë gjendjen reale të shqiptarëve që janë në kushte të vështira.
 
Puna që do të bëhet do të vihet në dispozicion të programit social që do të ndërtojmë, për ta zbatuar nga dita e parë e qeverisjes.
 
Nesër qeveria jonë do të mundësojë që të ketë bukë, drita dhe ujë për të gjitha familjet në nevojë.
 
I bëj thirrje qeverisë të kryejë vaksinimin e lopëve të prekur nga dermatoza nogunare.
 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet