TIRANE- Plani urbanistik për Tiranën do të jetë gati në javët e para të muajit Maj. Plani do t’i dorëzohet fillimisht Grupit Strategjik për vendimarrje dhe më pas do t’i nënshtrohet konsultimit me publikun. Kjo është bërë e ditur nga kreu i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorin britanik në Tiranë Nicholas Cannon.
Basha i ka ër diplomatit anglez në Tiranë të inlfuencojë në afrimin e investitorëvë të vendit të tij për realizimin e projekteve për Tiranën, vecanërisht atij për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës. Nga 20 studio pjesmarrëse në konkurim dy kompani të njohura me seli në Britaninë e Madhe, DAR dhe Grimshae, vazhdojnë të jenë ende në konkurim dhe pritet që fituesi të shpallet së shpejti, tha Basha. Kryebashkiaku kërkoi mbështetje dhe për projektet e tjera për Tiranën, ndërtimin e terminalit dhe dy linjave të tramit.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com