Basha ndan 236 tituj pronësie:
Më falni që i vonova kaq vjet
Bashkia e Tiranës jep dokumentat e privatizimit për 236 banesa dhe ka përgatitur edhe 128 të tjerë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha firmosi 78 prej tyre dhe ua dorëzoi familjarëve duke u kërkuar ndjesë për vonësen disavjeçare.
TIRANË - Bashkia e Tiranës jep dokumentat e privatizimit për 236 banesa dhe ka përgatitur edhe 128 të tjerë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha firmosi 78 prej tyre dhe ua dorëzoi familjarëve duke u kërkuar ndjesë për vonësen disavjeçare.
“Dua t’ju kërkoj ndjesë të thellë në emër të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të saj, edhe pse nuk ka qenë e drejtuar prej meje, për vonesën dhjetëra vjeçare të këtij procesi”, - tha Basha.- “ Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim do të shkurtojë çdo procedurë burokratike që i ndan qytetarët e qytetit tonë nga titujt e drejtë të pronësisë mbi banesat, të cilët kanë jetuar prej dhjetëra vitesh. Se ne do ta bëjmë këtë pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë favor, do ta bëjmë këtë me transparencë të plotë si një detyrim maksimal të bashkisë”.
128 banesa të tjera janë aktualisht në procesin e përfundimit të dokumentacionit dhe lidhjes së kontratave noteriale, bënë të ditur burimet zyrtare nga bashkia.
“Ky proces do të përfundojë së shpejti edhe për 128 familje, të cilat në fakt duhet ta kishin marrë përgjigjen prej kohësh nga Bashkia e Tiranës. Kur them prej kohësh, nuk them vetëm për këtë 18 mujor të kësaj administrate, por për dekadën e kaluar ndonëse dekada e kaluar nuk është përgjegjësia personale politike e imja. Këto 128 objekte do të përfundojnë javën e ardhshme”,- u shpreh kryebashkiaku Basha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.1%
-
Jo
41.2%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 51
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara
13 Janar, 10:36
-
Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës
13 Janar, 10:35
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19