Basha–Fajon:Vendimet e Gjykatës
Kushtetuese s'diskutohen askund

Basha–Fajon:Vendimet e Gjykatës<br />Kushtetuese s'diskutohen askund
Pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik”.

Ky ka qenë qëndrimi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur gjatë një takimi me eurodeputeten Tanja Fajon.

Implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohet por zbatohet dhe  kjo nuk mund të vihet në diskutim as në Shqipëri. Partia Demokratike nuk tërhiqet dhe se pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik.
Partia Demokratike, qëndron fort për vlerat dhe  parimet demokratike, Kushtetutën, zgjedhje të lira dhe të ndershme, drejtësinë e pavarur dhe të pakapur që lufton dhe nuk mbron korrupsionin dhe krimin me lidhje qeveritare
” ka thënë ai.

Basha ka theksuar në takimin me Fajon se Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket zbatimit të ligjit, demokracisë, standardit të zgjedhjeve dhe situatës ekonomike.

Persona më të shkuar kriminale, si trafikant droge, qeniesh njerëzore etj, janë zgjedhur deputet, kryetarë bashkish, në poste të larta të administratës dhe Policisë së Shtetit. 

Për këtë, tha Basha pas një vit diskutimesh e negociatash u miratua ligji për dekriminalizimit ndërsa nënvizoi se pa zbatimin jo vetëm në germë por në shpirt të këtij ligji, demokracia shqiptare është e rrezikuar e bashkë me të edhe stabiliteti i Shqipërisë.

Zgjedhjet e vitit 2015 u faktuan nga raporti i OSBE/ODIHR-it si jo të lira dhe të ndershme, u provua blerja e votave dhe intimidimi i votuesve. Kjo është konstatuar edhe nga përfaqësues të trupit diplomatik në qendra të ndryshme të votimit.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tha Basha janë jetike për Shqipërinë dhe për këtë  kërkoi  dhe ndihmën e eurodeputetes Fajon e cila ofroi mbështetjen e plotë duke i konsideruar zgjedhjet e lira të rëndësishme, pikë kyçe për një shtet demokratik.

Qeveria në mënyrë arrogante, shtoi ai ka zhbërë ligjet konsensuale, refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ushtron presion ndaj institucioneve të pavarura, medias etj, si dhe dhunon në mënyrë sistematike të drejtat e qytetarëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres