Basha ndihmë Berishës: 2.4
mln euro për firmat e Tiranës

Basha ndihmë Berishës: 2.4<br />mln euro për firmat e Tiranës
TIRANE - 3.4 miliardë lekë të vjetra janë paguar vetëm ditën e djeshme nga Bashkia e Tiranës për të zhbllokuar punimet e mbetura pezull në shumë rrugë të kryeqytetit, si dhe për të paguar fatura të vjetra për punime të tjera publike e aktivitete kulturore. Kjo shifër e konvertuar në valutë të huaj është më se 2 milionë e 404 mijë euro.

Nga buxheti i pushtetit vendor të kryeqytetit kanë dalë njëherësh 778 mijë euro për të kryer pagesa që ishin bllokuar prej kohës, duke kthyer në hendeqe, të denja për hedhje mbeturinash, rrugë, të shkurtëra si gjatësi, por tepër të rrahura nga mjetet e këmbësorët e Tiranës.

Fjala është për rrugë tek „Blloku“, tek segmentet që lidhin Rrugën e Kavajës me atë „Myslym Shyri“, në Kombinat, etj. Shifra prej rreth 109 milionë lekëve është shumë e vogël në krahasim me faturat, por duket se është paguar për të detyruar kompanitë kontraktore që të vijojnë punimet e ndërprera prej kohësh, për të mos lënë një shije të keqe të një fushate elektorale „të varfër“.

Në fakt, me përjashtim të segmentit nga Tiranë në Elbasan, që do të shkurtojë shumë distancën dhe kohën, por do të vendosë për herë të parë edhe "trarin“ e pagesës për shqiptarët tek tuneli i Krrabës, vetë kryeministri është degdisur fshat më fshat për të përuruar segmente apo lote që shpesh janë vetëm 200-300 metra, të asfaltuara me të shpejtë, që prishen sa pa dalë rezultati i kutive të votimit.

Kjo, pasi jo vetëm kriza ka bërë të vetën, por edhe borxhet e marra për të ndërtuar me shpejtësi rrugë me çdo kusht në mandatin e parë të „Berishës“ apo për të blerë energji nga importi për qëllime elektorale me çfarëdo çmimi, kanë krijuar një vështirësi të pazakontë për buxhetet, si atë qendro, ashtu edhe të bashkive e komunave.

Kohët e fundit, sipas burimeve nga kompanitë e ndërtimit që janë pajtuar nga Bashkia e Tiranës për të kryer ndërtimet në infrastrukturë – kryesisht rindërtime rrugësh – këto të fundit janë shprehur, edhe përballë kryebashkiakut Lulzim Basha, se nuk kanë më likuiditet për të paguar punonjësit, blerë materialet, etj.

Disa prej tyre janë shprehur se qeveria nuk u paguan ende punime që kanë vite që janë kryer në rrugë nacionale, por mospagesa nga Bashkia e rtëndon edhe më situatën e tyre. Në këto kushte, u vërejt një stanjacion në gati të gjitha rrugët e hapura e të pambyllura prej kohësh.

Duket se „akulli“ u thye kur rifilluan punimet për asfaltimin e Rrugës së Dibrës. Tani me sa duket edhe në disa segmente të tjerë do të rifillojnë punimet, megjithëse me vështirësitë që krijon pagesa „me pikatore“.

Për rrugët bie në sy se pagesa më e madhe është bërë për sinjalizimin horizontal, të kryer nga kompania Arifaj, prej 15 milionë lekësh të reja, ndjekur nga shifra 10-milionëshe për rrugën Brigada e 8-të, Ilia Dilo dhe punimet në disa blloqe.

Kompanitë Kacdedja apo Çaushi kanë marrë më shumë se një tender të rrugëve në kryeqytet. Një shifër e konsiderueshme është disbursuar për të mbyllur detyrimet e Bashkisë për pastrimin gjatë vitit të kaluar, apo për sistemimin e varrezave të Tufinës.

Ndërkohë, edhe për projekte kulturore janë dhënë afro 11 mln lekë të reja, duke përfshirë pagesën për klubin e futbollit apo festimet e pavarësisë së Kosovës.

PAGESAT E KRYERA MË DATË 13 MAJ 2013 NGA BUXHETI I BASHKISË TIRANË PËR PUNË PUBLIKE

RRUGE

OBJEKTI                               SUBJEKT                     SHUMA NË LEKË

Lord Bajron                             Arifaj                                4.146.971

Ilia Dilo Sheperi                       Bami                               10.812.170

Ilia Dilo Sheperi                       Bami                                9.187.830

Islam Alla                                Geri                                 2.797.606

Endri Keko                              Be-Is                                5.460.898

?                                            Elira                                  4.666.060

10% FZHR Rr.kosovarëve         Egnatia Group                     2.574.283

Elez Isufi--Ali Gjuzi                  Kacdedja                           2.468.214

Brigada VIII                             Everest Mat                       10.000.000

Mihal Duri                               Mega                                3.354.091

Hajdar Hidi                             Edonil Konstruksion            950.441

Bajram Allaraj                        Kacdedja                            3.413.046

10% Fabrika Qelqit                Derveni                               16.117.426

Blloku 34/1                            Çaushi                               10.027.155

Blloku 46                                Kevin Konstruksion            10.560.690

Blloku 34/1 vazhdim                 Çaushi                              8.253.601

Sinjalistika horizontale              Arifaj                                15.163.348

TOTAL                                                                           108.953.830

RIKONSTRUKSION OBJEKTESH

Çerdhja 47                             Mega                               2.696.522

Çerdhja 30                             Ndërtuesi-V                     4.308.265

Çerdhja 50                             Ndregjoni                        3.437.409

Çerdhja 35                             Erges Mat                       3.600.012

Sistemim varreza Tufinë           Bahas                          15.331.689

TOTAL                                                                       29.373.897


PASTRIMI I MJEDISIT PUBLIK

Pastrimi shtat-dhjetor 2012       Fusha                          44.369.583

Pastrimi shtat-dhjetor 2012        Korsel                         44.487.723

Pastrimi shtat-dhjetor 2012        Ecologica                    48.297.030

Pastrimi shtat-dhjetor 2012        Victoria Invest              50.693.996

TOTAL                                                                      187.848.335

AKTIVITETE KULTURORE E SPORTIVE

Projekti Tre Tenorët                  Elena Gjika                      500.000

Projekti Pavarësia e Kosovës    Miqtë e muzikës              2.991.000

Fond kapital                            Futboll klub Tirana            7.000.000

TOTAL                                                                         10.491.000

TOTALI I PAGESAVE                                                    242.876.580

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë