TIRANE- Kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e Presidentit Nishani për rrëzimin e vendimit të qeverisë për Reformën Territoriale. Duke e konsideruar si një ditë të zezë, ditën e miratimit të reformës territoriale, Basha kërkoi ndërhyrjen e Nishanit për ta rrëzuar atë. Në një dalje për mediet, kreu i opozitës është shprehur se harta e re fsheh interesa të errëta politike të dyshes Rama-Meta dhe përbën një shkelje të hapur të kushtetutës. Basha konsideroi si zgjidhjen e vetme për ngërçin e krijuar nga maxhoranca, ndërhyrjen e Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese si gardianët e mbrojtjes së kushtetutës.
/Shqiptarja.com











