Basha ndryshon mendim: Shqipëria
me fat që ka mbështetjen gjermane

Basha ndryshon mendim: Shqipëria<br />me fat që ka mbështetjen gjermane
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndryshuar mendim sot në lidhje me mbështetjen gjermane për Shqipërinë, pas deklaratave të kancelares gjermane, Angela Merkel në takimin me kryeministrin Edi Rama.
 
Tre ditë më parë Basha tha se ishte i keqardhur që Bundestagu gjerman u pozicionua kundër negociatave, duke iu referuar deklaratës së deputetit të CDU-së, Gunther Kirchbaum.
 
Sot, pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrin Edi Rama dhe mesazhet e dala nga konferenca e përbashkët për shtyp, bënë që Basha të ndryshojë qëndrim dhe ta quajë me fat që Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë.  
 
"Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë.
 
Dua ta siguroj Kancelaren dhe popullin gjerman se shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre.
 
Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi",
thuhet në deklaratën e kryetarit të PD. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës