Basha s'ndal akuzat për inceneratorët: Afera të pastra mafioze, nesër do të jenë dhe në burg! I Elbasanit nuk punon, sado pak energji prodhon

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur akuzat për inceneratorët, duke thënë se pas 25 prillit, për aferat të cilat i quan korruptive do të ketë përgjegjës që edhe mund të jenë në burg.

Sa i përket inceneratorit të Elbasanit edhe pse Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji që injektohet në rrjet, ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike, Basha ka ngulur këmbë duke u shprehur se edhe nëse prodhon sado pak energji ai nuk punon.

"Çdo kontratë e inceneratorëve e lidhur në kushtet e korrupsionit është e pavlefshme. Brenda javës së ardhshme do ta shpalosim këtë plan.

Të gjithë në këtë  aferë *inceneratori i Elbasanit" mbase do të jenë dhe të dënuar nesër. E kapi gazetari me presh në duar Ramën kur i tha se energji ke punuar me këtë. Inceneratori i Elbasanit, si i Fierit janë afera të pastra mafioze. I Elbasanit nuk punon, sado pak energji prodhon ai nuk punon. Kanë marrë 75 milion euro të shqiptarëve dhe ia kanë dhënë një neriu të vetëm. PD nuk ia mbyll dot gojën. Pas 25 prillit të gjithë do të jenë nën akuzë.

Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e le me qëllim krizën të përparojë. Këto para që shërbejnë për të forcuar shëndetësinë, i vjedh. Këto janë llogari të grupit të strukturuar të Ramës. Pse ti paguaj 20 mijë lekë çdo pensionisti. Llogaria e Ramës ta çojë gjendjen sa më keq. Lekët e koncensionarve do ti përdorë për të blerë votat e qytetarëve. Kjo e bën ate  një kriminel në raport me shëndetin, ekonominë dhe jetën  e njerëzve. është kolaps, një vend pa institucione. Vendi ka mbetur në  dorë të një bande që përditë po mbrojnë afera si ato që kemi denoncuar, duke i grabitur popullit miliona euro. Grup i struktutuar kriminal. E dinë fare mirë se çfarë i pret pas 25 prillit", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Akuzat për vilat dhe 'pazari' në Sharrë/ Basha-Veliajt: Gënjeshtar, të hënën dorëzoj padinë e tretë! Meta bën rolin e tij, koncesionet e paligjshme do anulohen e përgjegjësit do shkojnë në burg


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë