Basha në Berat: Rama aksidentalisht kryeministër! Shqipëria do të jetë në BE pas fitores së opozitës më 25 prill

BERAT- Të lajmëruar për vizitën e Lulzim Bashës në Berat, disa qytetarë të Beratit i kanë bërë liderit të opozitës një pritje me flamuj, buqeta me lule  shoqëruar me thirrjet 'Rama ik' duke harruar koronavirusin. Më pas kreu i demokratëve ka zhvilluar takim  me disa fermerë teksa iu premtoi atyre mbështetje kur të fitojë zgjedhjet, ndërsa fitoren e Edi Ramës tetë vite më parë e cilësoi si aksidentale.

"Ne Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur. Me 25 prill fiton Shqipëria. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme", tha Basha.

Artizanëve të qytetit, Basha ju premtoi se Shqipëria do të jetë në BE pas fitores së opozitës më 25 prill, por kjo do të jetë në  dorë të qytetarëve të cilëve ju bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime.  Duke theksuar veçantinë që ka qyteti i Beratit si një nga 30 qytetet e rralla të Botës, Basha tha se është një mëkat që sot ai vuan mungesën e turistëve.

"Kemi plazhe të mrekullueshme, kemi detin, kemi ushqimin. Pra, kemi kaq shumë për të ofruar të cilën duhet realisht ta mbështesim dhe ta fusim në vëmendjen e turistit dhe ta fusim në treg. Dhe një nga gjërat më të veçanta përveç bukurive natyrore, itinerarit historik të Shqipërisë ku Berati është një histori e gjallë. Është në krye të listës së 30 qyteteve më të rralla të botës dhe s’ka si të jetë ndryshe. Artizanati që është zhvilluar ndër shekuj nuk mund ta lëmë të vdesë në këtë dekadë  që është dekada ku ne duam ta fusim Shqipërinë  në hapin e turizmit botëror", tha Basha

Kryedemokrati tha se duke subvencionuar biznesin e artizanatit, krijohet mundësia që ky profesion i veçantë të mbetet një nga trashëgimit e rralla të Shqipërisë.  

"Duke e liruar artizanatin nga çdo detyrim tatimor dhe e dyta duke e subvencionuar. Kjo është punë dore, nuk është industri. Është një punë e cila kërkon talent, kërkon sakrificë të madhe dhe kërkon një përkushtim që shkon përtej një pune normale. Dhe për këtë arsye ka nevojë për subvencionim. Në shifra të cilat janë plotësisht të përballueshme nga buxheti  dhe për çdo lek, çdo euro që do të hidhet për artizanatin do na sjellë 10-fish, 100-fish, sepse turistët nuk vijnë vetëm të hanë të flenë. Ne duhet të synojmë turizmin elitar, turizmin e pasur dhe disa prej tyre e kanë marrë rrugën edhe pa asnjë reklamim të duhur të Shqipërisë"

Të pranishëm në këtë pritje në Urën Vajgurore ishin dhe fëmijë të cilët me 2 gishtat lart, simbolin e përdorur në PD-ja, presin kryedemokratin Basha në rrugë.

“Jam i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje. Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama. Por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, shqiptaret kërkojnë ndryshim”, tha Basha.

Prej ditësh kreu opozitar zhvillon takime masive duke mos respektuar masat anti-covid edhe pse është gjobitur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Basha: Fermerët janë të braktisur! Do kthejmë eksportin e ullirit dhe të vajit të ullirit në një nga degët me fitimin më të madh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se fermerët janë shtresë që është lënë më shumë në harresë këto 8 vite. Ai u zotua qeveria e ardhshme do të subvencionojë çdo vit fermerët me 100 milion euro në bazë të prodhimit. Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës, sipas Bashës arrijmë një çmim konkurrues në treg. Ai gjithashtu tha se do të ketë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit.

“Problemi është që jo vetëm që ka një kaos total, por ka edhe klientelizëm. Ju e dini fare mirë që importi i ushqimeve është një nga problemet kryesore që kemi neve dhe po të shikosh bilancin tregtar të Shqipërisë  një pjesë e madhe e ushqimeve që shqiptarët konsumojnë vijën nga jashtë ndërkohë që kjo ju ushtron një presion të jashtëzakonshëm të prodhimit të brendshëm edh epo të ishim në kushte normale por në fakt nuk jemi në kushte normale.

Atëherë çfarë duhet bërë, e para dhe kryesorja në programin tonë është mbështetja direket për fermerin dhe ju e dini se ne nuk kemi dy muaj, as dy vjet, kemi katër apo pesë vjet që e kemi deklaruar këtë një prioritet absolut të politikave që qeverisjes së ardhshme dhe kjo do të thotë, kur flasim për politikat, kur diskutojmë për prioritete, bëhet fjalë për financat se fjalët i merr era premtimet boshe i dëgjuam për tetë vite me radhë, kjo do të thotë që janë ne për fermerin shqiptar do të ndajmë vit pas viti 100 milionë euro mbështetje direkte në bazë të prodhimit dhe kjo vlen për fermerin pra për kultivuesin, për blegtorin vlen edhe për industrinë e argo përpunimit sepse në fund të fund të fundit garancia jeni ju industria e argo përpunimit që këto prodhime të arrijnë në treg. Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet  dhe të tjera pjesë të kostos së punës çfarë bëjmë? Ne arrijmë një çmim konkurrues në treg dhe prodhimi ynë që është jashtëzakonisht  cilësor, ulliri i Beratit është, e thamë, një tog fjalësh i pa ndarë në shtëpitë shqiptare nga Vermoshi në Konispol, ulli Berati. Ne në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë prodhimin ton por arrijmë ta nxjerrim atë në tregun ton dhe arrijmë të stimulojmë po kështu edhe eksportin duke thjeshtuar procedurën e certifikimit të prodhimit shqiptarë për të shkuar në tregun europian se nuk i mungon asgjë ullirit ton krahasuar me ullirin e Greqisë apo vendeve të tjera të Mesdheut është një pasuri e jashtëzakonshme, e lashtë e kultivuar dhe më një traditë që nuk është shkëputur as në kohë të vështira.

Domethënë janë gjëra që ju i dini fare mirë, unë i kam dëgjuar nga ekspertët tanë që janë ekspertët  më të mirë në Shqipëri dhe në rajon. Po kemi potencial të jashtëzakonshëm për ta kthyer eksportin  e ullirit dhe të vajit të ullirit në një nga degët me fitimin më të madh për fermerin shqiptarë. Tani të vijmë të pjesa e dytë, infrastruktura që përmende. Ne do të ndajmë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit. Çfarë do të thotë ? Do të thotë vaditje, do të thotë kullim, do të thotë energji elektrike, do të thotë rrugët e aksesit, do të thotë rrjeti i tregjeve sepse bëhet prodhimi dhe nuk shkon në treg po kështu ndihmë për përpunimin që nga magazinimi, frigoriferët dhe tek përpunimi. Të dyja janë politika standarde të Bashkimit Europian. Nuk kam shpikur gjë unë. Nuk ka shpikur gjë as Partia Demokratike as Lulzim Basha, janë politika standarde të Bashkimit Europian që sigurisht BE financon me miliarda euro por Maqedonia financon120-130 milionë euro, një vend me buxhet të ngjashëm si Shqipëria, shumë më i vogël se ne, Kosova po kështu. Pra nuk është se mungojnë paratë ka munguar dëshira, ka munguar vullneti, ka munguar vëmendja ndaj jush. Të gjithë shqiptarët janë braktisur këto 8 vite po askush nuk është braktisur më keq se fermeri shqiptarë", tha Basha. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 21/03/2021 09:15

    Shih endrra o hunderr.A i pe sondazhet dhe jo pak por 4 sondazhe e nxjerrin ps me 74 mandate. Prandaj behu gati me 25 prill perseri ne opozite por tani do jeni me komod se do jeni ne parlament kurse Nafije dybekun do e dergojme me lesheline ne furrnalten e meralurgjikut se eshte rritur cmimi i skrapit ne burse.

    Përgjigju
  • meri: 20/03/2021 14:14

    Shqiptaret po votuan Bashen per K.Minister ,do te shikojne FUNDIN E BOTES.Kjo parti di vetem te dhunoje e shkatrroje.

    Përgjigju
  • Rereretere: 20/03/2021 13:07

    Sa turp popull dele ..na mbyten injorantet

    Përgjigju
  • Isa: 20/03/2021 12:34

    Shqipnisë i ka ndodh Aksidenti ma i madh kur i zgjodh BiBerishovici & company!

    Përgjigju
  • Endri: 20/03/2021 12:26

    Shqiperise do t’i ndodhe nje aksident katastrofik nese te voton ty o hajdut. Eshte turp edhe vetem fakti qe ti je kandidat per KM

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 20/03/2021 12:18

    Nuk e paskan më frikë Mok Toton?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë