Basha në Berlin, Balla: Opozita po hedh baltë në Gjermani mbi Shqipërinë

Basha në Berlin, Balla: Opozita po hedh baltë në Gjermani mbi Shqipërinë

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla nga Berlini ku po zhvillon një vizitë zyrtare prej dy ditësh ka akuzuar opozitën se po hedh baltë mbi Shqipërinë në Gjermani.

"Për fat të keq, opozita shqiptare është munduar edhe në Gjermani, të hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe mbi rrugën europiane të saj, por unë jam i bindur që këtu kjo baltë nuk ngjit për sa kohë që vlerësimi është teknik. Ky vlerësim ka të bëjë me realizimin e këtyre reformave; Reforma në Drejtësi, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit njihet si rezultat pozitiv dhe progres i dukshëm nga ana e Shqipërisë" tha ai.

Deklarata e Ballës vjen në një kohë që në Gjermani ndodhet edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndërkohë që dje gazeta gjermane 'Bild' publikoi disa përgjime të reja nga dosja 339 mes Astrit Avdylit me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë në Durrës.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Balla ka takuar disa përfaqësues të Bundestagut dhe qeverisë gjermane, mes tyre Sekretari i Shtetit për Drejtësinë Christian Langhe, ministrin gjerman të Ekonomisë dhe Industrisë Peter Altmaier, Metin Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate, Manuel Sarrazin deputet Partisë së Gjelbërt, Jurgen Martens anëtar i Komitetit të Cështjeve Europiane, deputet i Partisë së Demokratëve të Lirë dhe të tjerë.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës
Në këto dy ditë të qëndrimit në Gjermani patëm mundësi të zhvillonim takime, qoftë me përfaqësues të Bundestagut, po ashtu edhe me përfaqësues të qeverisë, sikurse ishte takimi me Sekretarin e Shtetit për Drejtësi, Z. Christian Lange ku bashkëndamë gjykimin se Shqipëria tashmë është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian pas marrjes së rekomandimit poitiv.

Komisioni Europian rekomandoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bazuar në një analizë teknike të të gjithë kritereve që një vend duhet të përmbushë në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

Reforma në Drejtësi është kryefjala mbi të cilën bazohet argumentimi kryesor i hapit të rëndësishëm te ndarjes së Shipërisë nga tranzicioni i tejzgjatur. Reforma në Drejtësi është një garanci, jo vetëm për shtetin e së drejtës në Shqipëri, por është gjithashtu një garanci për investitorët gjermanë të cilat çdo ditë e më shumë shfaqin interes lidhur me mundësitë e investimit nga ana e tyre në Shqipëri.

Ashtu si Komisioni Europian edhe autoritetet gjermane vlerësojnë se ecuria e kësaj reforme është shumë e mirë.

Një numër i madh gjyqtarësh e prokurorësh nuk e kanë kaluar procesin e vettingut, për shkak të evidentimit të problematikave që lidhen, qoftë me pastërtinë e figurës, qoftë me pasurinë apo me përgatitjen profesionale, tregon sa e rëndësishme dhe sa domethënëse ka qenë kjo reformë.

Madje, siç theksohet edhe këtu në Gjermani, ky model i një reforme të thellë duhet të merret shembull edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Kujtoj këtu, se Reforma në Drejtësi është një investim dhe angazhim i kancelares Merkel, po ashtu edhe i qeverisë së SHBA, të cilët vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje implementimin e kësaj reforme.

Edhe këtu nga Berlini dua ta them shumë qartë se kushdo politikan që është kundër kësaj reforme është automatikisht kundër rrugës europiane të Shqipërisë.

Për fat të keq, opozita shqiptare është munduar edhe në Gjermani, të hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe mbi rrugën europiane të saj, por unë jam i bindur që këtu kjo baltë nuk ngjit për sa kohë që vlerësimi është teknik. Ky vlerësim ka të bëjë me realizimin e këtyre reformave; Reforma në Drejtësi, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit njihet si rezultat pozitiv dhe progres i dukshëm nga ana e Shqipërisë.

Roli i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, është një rol që Gjermania dhe Bashkimi Europian e vlerësojnë edhe për faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka një politikë të jashtme në të njëjtën linjë me Gjermaninë dhe me BE-në.

Një çështje dhe një fushë e rëndësishme e diskutimit ishte padyshim bashkëpunimi me Gjermaninë. Gjermania mbetet investitori kryesor në Shqipëri, me më shumë se 1 miliardë euro investime gjatë 25 viteve të fundit ku në mënyrë të veçantë do të doja të theksoja angazhimin e KFË.

Përmes KFË, Shqipëria ka përfituar një numër të madh investimesh të fokusuara në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit tonë.

Bëhet fjalë për linjat e interkonjeksionit dhe linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike, rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave urbane dhe rurale, po ashtu të trajtimit të ujërave të zeza apo edhe të trajtimit të mbetjeve.

Një dimension tjetër është edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Gjermanisë në strukturat e arsimit profesional në Shqipëri.

Pra, biseda me Z. Guting apo me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave gjermane ishte një dimension tjetër i kësaj vizite pasi Gjermania është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë me të cilin duhet të intensifikojmë edhe më gjerë bashkëpunimin ekonomik.

Janë të shumta kompanitë gjermane që veprojnë në Shqipëri, por ne ende kemi shumë mundësi për të ofruar pasi një sektor i cili është ende i paeksploruar është sektori i turizmit ku plot kompani gjermane janë në proces diskutimi me Qeverinë Shqiptare dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë është e mundur që të kemi sa më shumë operatorë turistikë gjermanë në Shqipëri.

Po ashtu dua të ndaj me ju faktin që gazeta më e madhe gjermane, përsa i përket edhe qasjes në politikën e jashtme, Die Ëelt kishte një edicion të veçantë kushtuar Shqipërisë.

Në më shumë se 50 faqe kjo gazetë kishte prezantuar një Shqipëri të vërtetë, jo Shqipëria e disa mediave të cilat në mënyrë të qëllimshme mundohen t’i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 06/06/2019 18:17

    Balla opo palla ka harruar se keto media kane dhe faqe ne online.Une e kerkova dhe kishte te shkruar qe politika shqiptare eshte si te ndash nje m.t pergjysem dhe njera eshte e majta dhe tjetra e djathta.

    Përgjigju
  • Librazhdi: 06/06/2019 11:52

    Po aman po' ta njihni mire Ballen se cfar morali ka nuk ben me hyp as ne fugonat e linjave Librazhdi - Tirane, na mashtroj me dekodra TV

    Përgjigju
  • Korca: 06/06/2019 11:00

    Po ti Para laci mire thua, po te tere nje m...., jane po sa here qe flasin ne emer te popullit te bejne per te qeshur keto,vertete ja nxoren ujtin e zi me genjeshtra

    Përgjigju
  • Vlora: 06/06/2019 10:54

    E po' te lumte o Para Laci te gjitha ato jane te verteta po' neve si popull genjehemi perseri, jane bere te gjithe hajduta tani dhe nuk po thone se u fryme me Euro nuk kan te ngopur kete maskarej politikanesh

    Përgjigju
  • Para Laci: 06/06/2019 10:19

    Po' ti o Balla a tregove donje gje te vertete ne Gjermani, se si ju po' vidhni neper tenderat e siptaleve se po' bejne kerdine Duke vjedhur me miliardo euro ne emer shendetesia falas,a ju tregove se Tahirin dhe shefa policie ishin te organizuar per te mbjedhur hashash, ku po' mbjedhin dhe sot ne emer te Shtetit,a ju tregove se qeveria po' ben kerdine me koncesionet fallso, a i dhe ne Gjermani se kryeprokuren e kemi antare te PS dhe perseri nuk na mban me arrestu asnje Vip se kemi frike se na dalin te palarat dhe neve,po' ti a nuk ju tregove ne Gjermani se neve gjobisim shtresen me te fafer se aty zbatojme ligjin dhe tregojme se jemi shtete, se ke mafia nuk na mban se jemi neve si shtetet pjese e mafies, po' ik o Balla se i doli boja ketyre muhabeteve se e di gjith Globi se ja nxoret ujtin e zi ketij vendi,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë