Basha në Durrës: 5 kërkesa urgjente për qeverinë pas tërmetit

Basha në Durrës: 5 kërkesa urgjente për qeverinë pas tërmetit

Në qytetin e Durrësit që edhe u prek më së shumti nga tërmeti i rënë, ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ka parë nga afër shtëpitë e dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit. Kryedemokrati ka bërë apel që të merren masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve, që nga evidentimi i dëmeve deri tek kreditë e buta për bizneset.

“Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!
Kërkojmë urgjentisht:

• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.
” shkruan Basha.

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë të shtunën e 21 shtatorit solli dëmtimin e qindra banesave, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur