TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në periferinë e Tiranës për të parë nga afër sipas tij si ka ndikuar mungesa e mbështetjes së qeverisë, veçanërisht pas pandemisë. Zyra e shtypit të PD-së, njofton se Basha bisedoi në Farkë me pronarin e një ofiçine makinash, që u ankua se mbështetja ka qenë e ulët. Basha akuzoi se sjellja ndaj biznesit ka qenë harbute.
“Duhet të përsëris edhe një herë thirrjen ndaj çdo punonjësi të administratës, të mos bëhet vegël e një pushteti në ikje. Kam porositur të gjithë sipërmarrësit që kam takuar në Shqipëri të mbajnë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe që abuzojnë me ligjin, sepse në nga zotimet e para dhe punët e para që do të bëjmë nesër në qeverisje do të jetë ballafaqimi një për një me abuzimet dhe me ligjin. Nuk kam për të zgjatur asnjë ditë, asnjë javë në detyrë, ata që abuzojnë me ligjin, ata që mbushin xhepat e tyre në këto ditë të fundit të këtij pushteti abuziv, i cili, në vend që të mendojë për shqiptarët, vazhdon edhe këto ditë kritike për shëndetin dhe ekonominë e vendit” tha zoti Basha.
Kreu i opozitës, po sipas zyrës së shtypit të PD-së u fokusua edhe tek mungesa e mbështetjes nga qeveria për bizneset. “Ka mbushur xhepat e 4-5 oligarkëve ndërkohë që nuk jep asnjë lloj mbështetje apo një mbështetje tërësisht të papërfillshme, e cila shuhet nga shpenzimet, si qiraja apo faturat e dritës, të cilat kanë ardhur afrofe, faturat e ujit e kështu me radhë” u shpreh Basha.
“Me të vërtetë nuk janë ditë të lehta për vendin, nuk janë ditë të mira për vendin, janë ditë shumë të vështira për shumicën e shqiptarëve, por ka një lajm të mirë dhe lajmi është që Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe me një qeverisje të përgjegjshme, me një qeverisje që buron nga vota juaj dhe që përgjigjet para jush, është plotësisht e mundur të bëjmë të paktën atë që bëjnë dhe vendet e tjera të rajonit, të bëjmë të paktën atë që bën Kosova, apo vendet e tjera fqinje, të mbështesim sipërmarrjen e vogël, të fuqizojmë konsumin duke rritur fuqinë blerëse, duke çuar paratë e taksapaguesve, paratë tuaja, paratë e shqiptarëve aty ku kanë më shumë nevojë sot njerëzit dhe jo aty ku kanë më shumë nevojë oligarkët dhe ortakët e tyre të babëzitur në qeveri" theksoi Basha.
O lyl more kadosh preshin fort do ta kafshosh e Reçin do ta inagurosh more bukurosh. 7×7=42 o lyli komplet bryl ti je i skaduar o i uruar. E me që je i skaduar asnjeri ska për të votuar.
PërgjigjuIK o basha ik mor idiot,,,merr nje kerrabe dhe kullot delet aty...
PërgjigjuShumë bukur si ide! Merr emrat e atyre që terrorizojnë sot që kur të vish nesër të bësh të tutë e t'iu thuash ato nuk ishin asgjë do shihni këto të mirë si do ua bëjnë....nuk kuptoj pse vazhdon me politikë je i provuar e stërprovuar je bërë si prostitutë pa dinjitet...ik zë ndonjë hije peme e futja gjumit!
PërgjigjuGje e gjeze: ........Shikoni peisazhine bukur... ...re ne qiell, kodra te buta ne horizont,jeshil dynjaja, Kuqja dhe Zeka duke kullotur : Kush eshte bariu ?????????????????
Përgjigju