Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave! Fshijini lotët, të dielën sjellim fitoren më të madhe

Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave! Fshijini lotët, të dielën sjellim fitoren më të madhe

Kreu i PD Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Fierit për të zhvilluar fushatën përmbyllëse. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se sipas tij Edi Rama fajëson këdo në vend që të ndal shitblerjen e votës.

Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se e diela është dita e fitores më të madhe dhe ftoi të gjithë qytetarët të votojnë masivisht pasi me Pd në pushtet sipas Bashës Shqipërisë t’i rihapet rruga për në Bashkimin Europian, vendeve të reja të punës, pagave më të larta, arsimit më të mirë, shpresës dhe sigurisë për të gjithë shqiptarët.

“Vëllezër dhe motra shiu dhe bereqeti i tij nuk e fsheh dot diellin pas reve në sytë tuaj  nga zemrat tuaja, nga fytyrat tuaja shndërrin energjia, forca fuqia e bashkimit më masiv që ka njohur ndonjëherë Fieri, e bashkimit më të madh që ka njohur ndonjëherë Shqipëria sepse 25 prilli, e diela e pas 3 ditëve nuk do të  jetë e diela e asnjë partie, e asnjë politikani por do të jetë e diela e çdo shqiptari, e të gjithë shqiptari, e çdo fieraku, e të gjithë fierakëve e diela e ndryshimit duke votuar.

 Fieri do të votojë, Fieri i vuajtur, i përdhosur kjo qendër e jashtëzakonshme urbane në mes të asaj që duhej të ishte kopshti më i gjelbëruar i pasurisë shqiptare të Myzeqesë, që sa herë kam ardhur këto 8 vite në qytetin tuaj, në shtëpitë tuaja, në fshatrat tuaja, në sipërmarrjet tuaja  në fermat tuaja e ditë pas dite e javë pas javë, muaj pas muaji 8 vite me radhë e kam parë dhe e kam ndjerë dhimbjen dhe vuajtjen e dështimit. Sepse 8 vite dështime ju kanë ardhur në majë të maj të hundës. Ju kanë drobitur zemrat e plagosura nga largimi i rinisë. Tek vija këtu shihja në fytyrat e çdo të riu dhe të reje, në fytyrat e prindërve tuaj o rini e mrekullueshme e Fierit. Gëzimin dhe besimin tek fitorja që po vjen. Po pash edhe lot, nuk e di a janë lot gëzimi, a janë lot gëzimi o vajzë e re, apo janë lotët e vuajtjeve që kujton për 8 vitet e kaluara? Në qoftë se është kjo e dyta, fshiji lotët. Fshiji lotët se të dielën po vjen ndryshimi! Ky qytet nuk është i atij që për 8 vite nuk bëri asgjë, i atij që rrënoi pensionistët, shkatërroi arsimin, largoi fierakët, largoi të rinjtë dhe të rejat tona, të fejuarit dhe të fejuarat i ndau, ndau familjet në mes, qytetin me emigracionin më të madh në Shqipëri.

Nuk i takon Edi Ramës, oligarkëve dhe bandave të tij. Ky është Fieri i fierakëve, është Fieri juaj dhe të dielën do ta merrni atë që ju takon me votën tuaj për ndryshim, për të sjell përsëri ekonominë e zhvilluar, arsimin për një nga qytetet dhe qytetarët më arsimdashës të Shqipërisë. Për të ngritur në piedestal vlerat e vërteta të familjes, të mirësisë, të pozitivitetit, të punës që karakterizojnë komunitetet e mrekullueshme të Fierit. Të gjithë bashkë, në një bashkëjetesë perfektë dhe harmonike, duke nderuar djersën e ballit, punën tuaj, do të rikthejmë gëzimin në zemrat e prindërve tanë, buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.

Lotëve që janë derdhur si uji i Gjanicës, për vuajtjet e 8 viteve, për naftën që jo vetëm nuk u lirua, por u bë më e shtrenjta në botë. Për të vetëvrarët nga faturat e energjisë, për të vetmin pjesë të kombit shqiptarë  ku fermerët nuk marrin subvencione dhe ju kalben prodhimet, për vuajtjet e naftëtarëve, nënave, bashkëshorteve të tyre, për dhimbjen të patregueshme të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm dhe sipërmarrësve të mëdhenj të Fierit teksa detyroheshin të largonin nga puna prindërit fierak, të cilët zbrazin tavolinat nga fëmijët e tyre, për t’i dhënë fund një herë e mirë njeriut që 8 vite nuk bëri asgjë e sot ka guximin të trokas përsëri në portat e Fierit. Fieri ja ka mbyllur portat të keqes, Fieri ja ka hapur emrin ndryshimit, ndryshimit me votën për. Ditën e diel, për të ardhmen e fëmijëve tanë,. Për subvencionet e Myzeqesë, për ta kthyer me të vërtetë gjelbërimin e Myzeqesë në pasuri për ta dhe për të gjithë fermerët dhe për agrobiznesin, për qytetet tona votoni.

Nuk ka për t’ia dal edhe ai vet e di se më 25 prill është i humbur ai dhe një grusht njerëzish janë të humbur sepse në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime, rreth të vetmes mundësi për të ardhmen e tyre, për mirëqenien e tyre, për ekonominë e tyre, për dinjitetin e tyre, shqiptarët e kane ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë, krenarë, të vendosur, të dielën të gjithë bashkë votojmë! Bashkë për ti fshirë njëherë e mirë lotët e trishtimit nga sytë e nënave dhe motrave fierake! Bashkë për të mundësuar që pasuritë e jashtëzakonshme të nëndheshme e të mbidheshme të Fierit, të kthehen në mirëqenie për Fierin, për fierakët, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 22/04/2021 18:52

    Te dielen, me ndihmen e Zotit, do te heqim qafe nga politika ty o mashtrues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës