Basha: Në Holandë kam punuar në
“Call Center” për të paguar studimet

Basha: Në Holandë kam punuar në<br />“Call Center” për të paguar studimet
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit një pjesë të mirë të minutave në komunikimin me qytetarët ia ka kushtuar jetës dhe karrierës së tij.
 
Një gjë të tillë e ka bërë edhe pasditen e sotme i ftuar në emision ‘Rudina’ në Tv Klan. Ai u shpreh se gjatë kohës që kryente studimet në Holandë ka punuar në “Call Center” për të paguar studimet.
 
 “Kam punuar në ‘Call Center’ në Holandë, gjatë kohës që isha student. Shisja në tregun amerikan një buletin financiar, që bënin dy vëllezër shumë të suksesshëm në këtë fushë në Holandë.
 
Punoja nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës. Unë paradite isha në shkollë, prandaj më duhej të punoja pasdite.
 
Puna më dha mundësinë të paguaja vetë studimet e mia dhe të fitoja para
” tha Basha.

Gjatë emisionit u publikua për herë të parë edhe fotoja e Bashës me nusen gjatë dasmës në 2004.
Lulzim Basha
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë