Basha: Në Ishëm ka ngecur
një skaf, është i Habilajve

Basha: Në Ishëm ka ngecur<br />një skaf, është i Habilajve
​Kryetari i Partisë Demokratike tha sot gjatë fjalimit në çadrën e protestës së opozitës se në grykëderdhjen e Ishmit ka ngecur një skaf.

Sipas kryetarit të PD, mjeti lundrues është i Habilajve, ndërsa akuzoi policinë dhe mediat se nuk guxojnë t'i afrohen. 

"Kush nuk sheh drogën dhe krimin ose është i papërgjegjshëm, ose i zhages, vjen me paratë e drogës, paratë e korrupsionit, drogës që vazhdon të vërshojë me tonelata drejt Europës dhe ku këta bëjnë vetë shfaqje. 

Në grykëderdhjen e Ishmit ka tre ditë që ka ngecur në llucë skafi i Habilajve me tre motorë të fuqishëm. E di policia, e di ministri i Brendshëm, e di kryeministri, por nuk guxojnë ta prekin me dorë sepse Habilajt janë pronarët e vërtetë të kësaj qeverie. As mediat nuk flasin për këtë. E di i gjithë Ishmi. Nuk guxojnë të çojnë kameran, të bëjnë një filmim qoftë edhe fshehurazi e të thonë ç'bën ky skaf tre ditë më llucën e Ishmit? Kush e ka? E ka shteti i Edi Ramës, shteti i inkriminuar dhe i droguar i Edi Ramës"
, u shpreh Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon