Basha në Lushnje: Kryeministri po u kushton Shqipërisë jetë njerëzish! Mbështetësit me maskat 'Rama ik'
Lideri demokrat Luzim Basha nga Lushnja u ka bërë thirrjeve njërëzve të mbeshtesin Partinë Demokratike sepse Rama ka dështuar me menaxhimin e pandemisë prej së cilës po humbin jetë të shumta
LUSHNJE- Në takimin me kryefjalë situatën pandemike në vend, dhe i rrethuar nga simpatizantë me maska me mbishkrimin ‘Rama IK’, Lulzim Basha tha se shëndëtësia është dështimi më i madh i kryeministrit në vitet e qeverisjes së tij.
“Nuk po flasim më për punët, e bukën e gojës, por për jetën. Edi Rama po u kushton jetë njerëzve” , tha Basha.
Pasi përfundoi më dështimet e Ramës dhe krizën e virusit, Basha u kërkoi lushnjarëve të besojnë tek Partia Demokratike.
"Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohet nga llafet as nga ajo që vesh apo zhvesh. Një kryeministër dhe një qeveri gjykohet nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Çfarë bën me taksat që iu mbledh njerëzve, si i shpenzon lekët. Vendimi i parë që do të marrim, vendimi i parë që do të marr është që shpenzimet e parave të shqiptarëve nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit, nuk do të shkojnë më për grupet mafioze që kanë kapur ekonominë për fyti, nuk do të shkojnë për oligarkët që marrin 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto krahasuar me 3 përqind që është vendi i dytë më i lartë në Europë, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek njerëzit”.
Edhe rrjetet sociale, kryedemokrati i ktheu në arenë akuzash. Duke iu referuar shifrave të OBSH, Basha tha se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri për shkak shpenzimeve të larta shëndetësore. Ai i kërkoi Ramës të lërë propagandën në Instagram dhe të marrë përsipër përgjegjësinë si i vetmi fajtor sipas Bashës që vendi u gjet i papërgaittur nga vala e dytë e pandemisë.
Rama do ike po ti dothyesh qafen o tradhtar dhe vrases
PërgjigjuO Lylush Bibilush Rama do ike dhe ka per te shkuar te p. Sateme
Përgjigju