Basha në Mat: Droga, projekti
i Ramës për të blerë pushtetin

Basha në Mat: Droga, projekti<br />i Ramës për të blerë pushtetin
MAT - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Matit. Sipas kreut të PD-së, "mbulimi i vendit me kanabis është projekt i kryeministrit Rama për të blerë pushtetin".

I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish. Por nuk u mjaftuan; i bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtore krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga. Mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës. Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante. Çfarë kishte ndërmend e pamë. Tani që ditët e mandatit po i mbarojnë e kemi fare të qartë se çfarë kishte ndërmend. Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh. Kishte ndërmend që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapë dyert e drogës dhe popullin ta vinte përpara disa alternativave; varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës të Edi Ramës me shokë.”- deklaroi Basha.

Dy janë kushtet e panegocieshme të opozitës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit si dhe sigurimi i zgjedhjeve të lira. Me këto dy kushte opozita nuk do të lëshojë në raport me komunikimin me maxhorancën, ndërsa gjatë takimit më strukturat e PD-së në Mat ripërsëriti faktin se me Edi Ramën kryeminisitër nuk mund të të ketë zgjedhje të lira.
(shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social