Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në samitin e PPE-së të zhvilluar ditë më parë, ka thënë se qeveria krijon dyshime për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE në muajin qershor.  
 
“Situata nuk ka qenë e favorshme 3 muajt e parë të qeverisjes, kjo qeveri vazhdon të krijojë dyshime. Jemi në situatë paradoksale, që qeveria me dy fjalë nuk çan kokën për statusin, i është përveshur me një revansh antikushtetues, antiligjor dhe anti-institucional standardeve europiane të krijuara e aq më pak të bëjë punën e vet, por po zhbën edhe punën e bërë tashmë në arritjen e këtyre standardeve", bëhet e ditur në deklaratën që selia blu u ka dërguar medieve.

 Sipas tij shqiptarët e meritojnë statusin ndërsa mazhoranca është ajo e cila krijon probleme me konfiktualaitetin.
 
"Shqipëria e meriton statusin, shqiptarët e meritojnë statusin!. Është e vërtetë që kjo mazhorancë ka krijuar dhe po krijon probleme të jashtëzakonshme me konfliktualitetin e saj”, ka thënë Basha në samitin e PPE-së.
 
Kreu i PD-së është shprehur gjithashtu, se opozita do të vijojë përpjekjet për çështjen e statusit.
 
“Nuk kam reshtur përpjekjet e mia në këtë samit, sikundër para dy javësh në Dublin gjatë kongresit me kryetarët e partive dhe qeverive simotra, për të kërkuar mbështetjen e tyre për çështjen e statusit”

Redaksisa online
(esh/shqiptarja.com)